Ambasadori Lu: Jemi bashkë kundër Rusisë, shqiptarët të bëjnë zgjedhje të mençur në votimet e qershorit

Postuar në 09 Nëntor, 2016 10:10

Përfundimi i zgjedhjeve amerikane u përshëndet edhe nga ambasada amerikane në Tiranë përmes ambasadorit Donald Lu, i cili është pjesë e administratës demokrate të psidentit Obama.
Lu tha se Këto zgjedhje ishin një votë për ndryshim në SHBA, por kjo sipas tij nuk do të thotë ndryshim në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, duke përmendur këtu qëndrimet e SHBA dhe Shqipërisë kundër Rusisë.
"Jemi aleatë të NATO, partnerë në Afganistan, dhe kemi qëndruar së bashku kundër agresionit rus në Ukrainë dhe në pavarësinë e Kosovës. Jam besimplotë se marrëdhëniet tona do të mbeten të ngushta edhe me administratën e Trump"- tha Lu.
Diplomati amerikan kaq shumë i diskutuar për qëndrimet e tij bëri një paralelizëm mes dy situatave zgjedhore në SHBA dhe asaj të pritshme në vendin tonë, duke e quajtur Shqipërinë një demokraci të madhe. Ai ftoi popullin shqiptar që të bëjë zgjedhje të mençur në qershor, duke nënkuptuar ndoshta rikonfirmimin e Partisë Socialiste me të cilën Lu ka treguar më shumë afrimitet.
"Nëse Amerika i jep fund kësaj fushate Shqipëria po hyn në të sajën. Teksa ne fillojmë të shërojmë ndarjet partiake djathtas e majtas, shqiptarët do të nisin debat që do kulmojë në qershor. Si dy demokraci të mëdha ju ofroj shpresën e gjithë amerikanëve që populli shqiptar do të bëjë zgjedhë të mençura, që do të debatojë mbi cështjet e pasojave, dhe se ai do të vazhdojë të rrokë vlerat demokratike që e lidhin vendin me Evropën dhe me SHBA"-theksoi ambasadori Lu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.