Reshjet bllokojnë autostradën, kaos në Tiranë, përmbyten shumë qytete. Emergjencat: Mbylluni në shtëpi (foto, video)

Postuar në 08 Nëntor, 2016 10:16

Ashtu si ishte njoftuar mëngjesi i sotëm i gjeti zona të vendit të përmbytura, kaos në trafik, paralizim qarkullimi në shumë të tjera dhe banesa e biznese të përmbytur. Autostrada Tiranë-Durrës në segmentin kthesa e Kasharit – Vorë u bllokua nga vërshimi i ujërave. Policia Rrugore ka ndërhyrë duke evakuuar disa qytetarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në makina.
Aktualisht qarkullimi i automjeteve në drejtim të Durrësit bëhet vetëm nga rruga e vjetër e Ndroqit. Situatë problematike ndërkohë paraqitet edhe në aksin Lezhe – Shkoder, te Harku i Bërdicës, ku për shkak të vërshimit të ujërave të lumit Drin qarkullimi kryhet me vështirësi në drejtim të Velipojës.
Probleme ka pasur në disa qytete të vendit, si në Durrës, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Dibër, Tiranë, Shkodër, ku rrugë të tëra dhe banesa janë përmbytur.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve të minimizojnë qarkullimin me automjete për shkak të situatës së krijuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.