Megavjedhje me barnat, 1. 6 mld lekë nga abuzimet me recetat e rimbursueshme

Postuar në 08 Nëntor, 2016 10:41

Abuzimet me rimbursimin e ilaçeve kanë kapur shifrën e 1.6 miliardë lekëve. Janë 80.123 receta fiktive përmes të cilave janë “vjedhur” paratë nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Shuma e vjedhur dhe si funksiononte skema për marrjen e parave nga Fondi janë zbardhur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka kryer një auditim për vitin 2015.
Kontrolli i Lartë i Shtetit bën të ditur se, nisur nga fakti që jo çdo recetë e deklaruar nga rrjeti farmaceutik në programin e-farmacia është detyrim për t’u regjistruar e më tej rimbursuar. Janë konstatuar diferenca ndërmjet recetave me rimbursim të vetëdeklaruara në programin e-farmacia dhe recetave fizike të regjistruara në sistemin e recetave.
Raporti i auditimit thotë se “Regjistrohen fatura shitjeje, kur sasia e barnave në faturë është më e madhe se gjendja e tyre, si dhe nuk regjistrohen të dhëna për barnat që shkojnë te subjektet që nuk kanë kontratë me FSDKSH-në për depo apo farmaci”, thuhet në raportin e KLSH-së. Sipas raportit të auditimit, nuk ekzistojnë kontrolle për sasinë e barit që subjekti blen dhe sasinë po për të njëjtin bar që i njëjti subjekt kthen, ku kthimi i tij regjistrohet si shitje me minus. Po ashtu nuk rezulton të jetë bërë ndonjëherë gjatë vitit 2015 automatikisht apo manualisht kryqëzimi i të dhënave për hyrjet e barnave që depot deklarojnë, me të njëjtin informacion që ka Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM)”, raporton Gazeta Shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.