Hetim administrativ praktikave të Bashkisë së Himarës

Postuar në 08 Nëntor, 2016 14:00

Avokati i Popullit, Totozani, së bashku me një grup ekspertësh ishte në Bashkinë e Himarës, ku u njohën me shqetësimet dhe ankesat e banorëve të kësaj zone. Totozani zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, pas të cilit tha se do të nisë një hetim administrativ për praktikat e ndjekura nga bashkia e Himarës.

"Kemi marrë një numër të konsiderueshëm ankesash, trajtimin e të cilave do të përpiqemi ta bëjmë sa më shpejt, lidhur dhe me sensibilitetin publik që ka kjo çështje. Do të fillojmë një hetim administrativ, duke u nisur nga ankesat , si dhe dokumentacioni i paraqitur nga vetë qytetarët, por edhe nga ballafaqimi me dokumentacionin përkatës, që do të na e vërë në dispozicion Bashkia e Himarës. Brenda javës që vjen, besoj që do të kemi gati rekomandimet përkatëse”- tha Totozani pas takimit me Goron.

Banoret e Himarës protestuan sërish dje për pronat e tyre pasi kanë marrë njoftim se do t’u shemben objektet. Por kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro tha dje se nuk është përcaktuar data se kur do të nisë shembja, pasi nuk ka dalë vendimi i qeverisë për shpronësime. Ndërsa në lidhje me deklaratat e qeverisë greke, Goro theksoi se “është dizinformim që i është bërë qeverisë greke".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.