Taksat dhe tarifat e bashkive do të rriten sërish me 2017

Postuar në 07 Nëntor, 2016 11:06

Qeveria ka sinjalizuar një rritje të mëtejshme të tarifave dhe taksave të pushtetit vendor. Gjatë hartimit të projektbuxhetit 2017, Ministria e Financave ka parashikuar që të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore për vitin 2017, parashikohen të jenë rreth 6.2 për qind më të larta se ato të vitit 2016, ose 900 milionë lekë më shumë se një vit më parë.
Sipas Ministrisë së Financave kjo rritje e të ardhurave do të vazhdojë si rrjedhojë e reformimit të tarifave të shërbimeve publike, ndarjes më të drejtë dhe transparente të financave për njësitë e vetëqeverisjes vendore, përmirësimit të vazhdueshëm të skemës së financimit të funksioneve të veta si dhe krijimit të kadastrës fiskale.
ardhurat nga taksat lokale të cilat përfshinë pjesën e taksave lokale të vendosura nga secila njësi e vetëqeverisjes vendore rezultojnë me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë. Për 9 mujorin e vitit 2016 kjo taksë është mbledhur në shumën rreth 5.7 miliardë lekë, pra rreth 1.1 miliardë raporton Monitor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.