I thonë vetes shërbëtorë të ligjit, Rama tregon pse duhet të kemi në zemër Erdogan

Postuar në 07 Nëntor, 2016 12:24

Kryeministri Rama asnjëherë nuk ka bërë transparente "miqësinë politike" me presidentin turk Erdogan. Sot ai ka falenderuar edhe publikisht presidentin e Turqisë, të cilit sipas kryeministrit duhet t'i jemi mirënjohës për uniformat e reja të policisë së shtetit.

"Krenari dhe kënaqësi të veçantë që iu uroj juve dhe të gjithë kolegëve tuaj t’i gëzoni këto uniforma të reja që janë jo thjesht veshje të reja por janë një instrument i ri dhe plotësisht funksional për punën e vështirë dhe fisnike të Policisë së Shtetit. Që në fillim dua të falenderoj qeverinë e Turqisë dhe në veçanti presidentin Erdogan për mbështetjen që na kanë dhënë në këtë projekt”- tha Rama në prezantimin e uniformave të reja të policisë, të cilat u bënë urgjentisht sepse modelit të parë i iku boja pa i veshur mirë.

Pas kryeministrit mori fjalën edhe ministri i Brendshëm që e quajti veten shërbëtor të ligjit, ndaj dhe sipas tij sulmohet nga opozita.

"Policia sot sulmohet se nuk i shërben askujt tjetër përveç ligjit. Në rast se policia nuk do ti kishte shërbyer ligjit, nuk do ishte sulmuar. Beteja jonë më e madhe jo vetëm kundër paligjshmërisë por edhe për të fituar besimin e qytetarëve"-theksoi Tahiri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.