Gazeta "Shekulli" e Kokëdhimës: Gjendja e hashashit e jashtëzakonshme. Pro ndërhyrjes së ushtrisë për kanabisin

Postuar në 07 Nëntor, 2016 10:43

Gazeta "Shekulli" me botues Koço Kokëdhimën këmbëngul në raportimin se situata e mbjelljes dhe kultivimit të kanabsit të vend është dramatike, madje më serioze se në kohë kur bastion i drogës ishte Lazarati.
Në një opinion të saj, gazeta shkruan se disa prej krimeve të muajve të fundit lidhen me përplasjet për zonat e kanabisit. "Në vitin 2016, masivizimi i parcelave të kanabisit, tregoi se varfëria kishte mposhtur çdo frikë ndaj shtetit, se ky i fundit u tërhoq nga kontrolli i territorit në pamundësi për t’u përgjigjur shtetasve me projekte zhvillimi dhe sigurim të bukës të bukës së përditshme dhe këtë zbythje të shtetit “dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë” po e shfrytëzon mjeshtërisht krimi i organizuar, që eksportoi dijetarët e kultivimit të kanabisit nga Lazarati i PD-së për të lazaratizuar mbarë vendin"- thuhet në opinionin e botuar në gazetën Shekulli.
Më tej arrihet në përfundimin se reagimi proporcional i ministrit të Drejtësisë dhe propozimi i tij për të angazhuar ushtrinë tregon pikërisht përmasën e këtij fenomeni, të cilin policia nuk e lufton dot ose nuk ka vullnetin e plotë për ta bërë.
"Ndaj dhe deklarata e ministrit të Drejtësissë se në vend ndoshta duhet përdorur ushtria kundër kanabisit, trazoi jo pak ujërat. Sepse ushtria përdoret kur gjendja është e jashtëzakonshme, kur alarmi për sigurinë publike është nivelin më të lartë dhe kur vendi cenohet nga krimi i organizuar dhe terrorizmi. Ndërsa, sipas mbrojtësve me armë dhe me penë të biznesit kriminal të kanabisit, gjithçka është nën kontroll, siguria është normale, gjendja është e zakonshme, sepse ata i kanë të sigurara fitimet nga biznesi kriminal"- thuhet në Opinionin e Shekullit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.