Kallëzohet në Prokurori drejtori i Portit të Durrësit, lumë shkeljesh me kontratat konçesionare dhe materialet e TAP

Postuar në 06 Nëntor, 2016 13:29

Drejtori i Përgjithshëm i autoritetet Portual të Durrësit, është kallëzuar në Prokurori nga Kontrolli i lartë i Shtetit  me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Nga auditimi kanë rezultuar një sërë shkeljesh që kanë të bëjnë me procesin e shkarkimit, depozitimit dhe evadimit të tubacioneve, materialeve të nevojshme si dhe makinerive të projektit TAP.

Kështu sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit Porti i Durrësit nuk ka zhvilluar asnjë procedurë konkuruese për përzgjedhjen e kompanisë stivadore dhe kompania e përzgjedhur është lejuar të ushtrojë veprimtarinë e saj në kushtet e një monopoli, duke mos lejuar shoqëritë e licencuara të ngarkim-shkarkimit (stivadorët) të kryejnë përpunimin e anijeve.  Po ashtu shkeljet janë konstatuar në lidhje me marrëveshjen e për vlerësimin e planit të sigurisë dhe  likuidimet e bëra ndaj shoqërisë që ka kryer këtë proces.

Referuar ekstraktit të regjistrit tregtar, 75% e aksioneve të kompanisë zotërohen nga aksioner të huaj të panjohur dhe të pa autorizuar nga organet e ngarkuara me ligj për sigurinë kombëtare.

Po ashtu nga auditimi konstatohet se 3 Kompani koncensionare nuk kanë zbatuar detyrimin kontraktor për të investuar në terminalet respektive të marra me konçesion në një vlerë prej 6.6 miliardë lekësh. KLSH ka kërkuar që në rast të moskryerjes së investimeve të përcaktuara në marrëveshjet koncensionare, të kryhet pezullimi i menjëhershëm i marrëveshjeve koncesionare, ose në rast të kundërt të zbatohen procedurat ligjore për sanksionet përkatëse. Në total dëmi që i ëhstë shkaktuar buxhetit të shtetit dhe autoritetit portual nga këti shkelje është  217,142 mijë lekë 

Comments

Submitted by Drejtesia (not verified) on

Po ta ri auditoje nje kompani nderkombetare auditimi, do te shihni qe keto qe ka shkruar KLSH nuk qendrojne. Ky eshte 100-ti rast qe Bujar Leskaj ben presion per para. Nje dosje e madhe per shperdorim detyre po behet gati per B. Leskajn dhe sekserin e tij Xhoxhaj (Xhone).

Submitted by LISIISTI (not verified) on

Ky drejtori i portit, mos eshte i caktuar ne pune nga Ilir Meta i LSI-se ?

Submitted by Luljeta (not verified) on

Tani eshte ne rregull porti, eshte caktuar drejtor Lipivani, ose Leshko i LSI, qe ia hodhi pa u lagur pas vjedhjeve ne ANTA. Si ka mundesi qe KLSH nuk e ka denoncuar? Mban sh ere kjo pune.

Submitted by Qytetari (not verified) on

Nuk kam pare ndonje here te kallezohet kot, por kam pare te mbyllet ceshtja per leke. Aq me teper kur kallezimin e ben nje institucion i pavarur dhe i ketij niveli. Nese do te riauditohej nga nje kompani nderkombetare auditimi me siguri do te dilnin probleme shume here me te medha se sa ato qe jane konstatuar sepse eksperienca e jashtme eshte shume here me shume hapa perpara dhe nese bota shikon performancen e punes, ne jemi akoma tek ekzekutimin i kontrates dhe demi ekonomik...me pak fjale, NESE BOTA SHIKON SE SA MIRE ESHTE BERE PUNA...NE SHQIPERI DISKUTOHET NESE ESHTE BERE APO JO PUNA!!!!! Ky eshte realiteti ne Shqiperi. Sido qe te lehin disa komentues oridner qe bejne propagande partiake, Gaz Shalsi duhet te jape llogari per ato shifra e me pas merruni me politiken. Suksese KLSH dhe kujtdo Institucioni tjeter qe hedh drite mbi keto fenomene korruptive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.