FBI-ja mbyll hetimet për Clinton: “E pastër”. WikiLeaks publikon e-maile të reja: Chelsea ka përfituar fonde nga fondacioni

Postuar në 06 Nëntor, 2016 23:29

FBI ka mbyllur hetimet për Hillary Clinton duke nxjerrë sërish të pastër kandidaten demokrate. Një vendim që ka implikime të mëdha, me gjasë duke nxitur dyshimin se çdo gjë është rregulluar. Ndërkohë WikiLeaks ka publikuar emaile të reja ku verifikohet se Chelsea, vajza e Hillary, ka përfituar fonde nga Fondacioni Clinton për martesën e vet, një konflikt interesi i pastër. Në krah të Trump ka dalë sot edhe republikani, Paul Rayan, drejtues i Kongresit, i cili kur u pyet se çfarë mendonte për hetimet përfunduara të FBI-së, deklaroi s:

“Votoni për Trump. Le t’i japim fund erës së Clinton në këtë vend”.
Rayan ka qenë ndër kritikët e Trump në një fushatë që është infektuar keq nga skandalet dhe një sjellje që lë shumë për të dyshuar e kandidates demokrate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.