“Shqipërisë i mungon një lëvizje mirëfilli e majtë. Tri partitë e reja do të kenë fatin e Gjinushit, Milos dhe Bamir Topit”

Postuar në 06 Nëntor, 2016 11:43

Ka shumë diskutime mbi daljen e tri partive të reja në skenën politike shqiptare, të cilat pretendojnë të jenë alternativë ndaj bipartizanizmit aktual. Ben Blushi, Agron Duka dhe Gjergj Bojaxhi janë tre aktorët e rinj që jpimjanë ofruar elektoratit. A do të kenë sukses? Mbetet për t’u parë, por disa vërejtje kanë rëndësinë e vet. Moikom Zeqo, një njeri pranë të majtës prej një kohe të gjatë, thotë se ka të paktën dy arsye pse këto parti nuk do te kenë sukses: së pari është pozicionimi i tyre.

“Elektoratin e majtë, të cilin e njoh më mirë, vështirë ta dëmtojë ndonjëra nga këto tre parti. Asnjëra nga këto parti nuk më duket se ngjall shpresë për shqiptarët. Spektrit politik në Shqipëri i mungon një forcë e re e majtë. Nuk ka një lëvizje të mirëfilltë të majtë... Këto mendojnë se fjala magjike është të jesh i qendrës. Partitë e qendrës nuk i duhen një vendi si Shqipëria”, thotë Zeqo.

Së dyti është organizimi dhe këtu është pika ku kanë dështuar më parë edhe parti të tjera përveç LSI-së.

“Më tepër se sa programet janë veprimet politike, duhet organizim. Unë di që nga partitë e reja më e organizuar ka qenë LSI-ja e Ilir Metës. Edhe Skënder Gjinushi ishte një intelektual, por duke mos bërë veprime politike, shkoi drejt rrudhjes, të njëjtin fat njohu edhe partia e Paskal Milos. U treguan parti të dështuara për shkak të mosorganizimit dhe veprimeve politike të gabuara. LIBRA e Ben Blushit, nuk më duket se është e njëjtë me Ciprasin e Greqisë apo me Pesë Yjet në Itali. Blushi ka shumë retorikë dhe jo veprim të qartë politik. Por prapë mendoj se partitë e reja do të kenë fatin e partisë së Skënder Gjinushit, Paskal Milos dhe të partisë së Bamir Topit”, vijon Zeqo.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tamam e ke or taj, jepi o burra themelo ndonje Parti Komuniste, më majte se kaq s'ka ku te shkoje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.