Nafta e Irakut, grupi Clinton dhe njerëz të Bush në një lojë. Ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Jeffrey: “Marrja e Ninevesë nga ISIS, është një shans për ne”

Postuar në 05 Nëntor, 2016 15:40

Gazi, nafta dhe lufta. Një qark i mbyllur interesash shumë të mëdha që bën bashkë njerëz që përndryshe duken shumë larg në rreshtimet politike. WikiLeaks publikon së fundmi një e-mail që zbardh skemën e interesave të gazit dhe të naftës në Siri e Irak, zona ku implikohen interesa shumë të mëdha. Aty ku është parashikuar terminali i të ashtuquajturit gazsjellësi shiit, që lidh gazin iranian me Mesdheun, përmes territoreve të sigurta shiite, njësoj si gazsjellësi TAP që sjell gazin azer në territore jashtë ndikimit rus.

E-maili ka rëndësi pasi ai ndërlidh njerëz që në SHBA duken larg. Origjina e e-mailit është James Jeffrey, ish-ambasador i SHBA-së në Tiranë, i cili mori detyrë të lartë pas ikjes që këtej duke u bërë zëvendës i Negropontes në Irak. Jeffrey aktualisht është në borde të disa think tankeve dhe ai sugjeron tekstualisht që marrja e Ninevesë nga ISIS paraqet një rast shumë të mirë “për NE”.

Me aq sa e kuptoj unë, se naftësjellësit që sollën naftën krudo kurde në Kirkuk për t’u transportuar përmes naftësjellësit Kirkuk – Ceyhan(Turqi) mund të devijohen. Nëse është kështu, kjo siguron një mundësi për Northern Oil Company – pjesë e qeverisë qendrore, për të transportuar 200 000 barrela në ditë”, sugjeron Jeffrey në një e-mail drejtuar ish-shefit të tij në Presidencën Bush, Stephen Hadley.

Çfarë ideje përcjell Jeffrey? Ai e sqaron vetë atë kur sugjeron që devijimi i naftës të kalojë nga një kompromis me kurdët peshmerga, të cilët siugjerohet të marrin 17%. Një lojë që sqaron nga afër llojin e interesave dhe për çfarë luhet gjithë kjo tragjedi në Siri.

Këtë lexim të situatës që bën Jeffrey, Hadley ia përcjellë në të njëjtën ditë, më 15 qershor 2014, edhe John Podestas, që aktualisht është burimi i rrjedhjes së e-maileve. Por edhe Jacob Sullivan, kreu i fushatës elektorale të Clinton sot që flasim.

Është e qartë se ashtu siç thuhet në media të ndryshme amerikane, për naftën dhe gazin ka një politikë dhe vetëm një. Çfarë sugjeron ky e-mail është se lufta në Siri dhe në Irak është axhendë  interesash e grupit të Clinton, me të cilin mesa shihet janë pjesë edhe njerëz të presidencës Bush. 

 

https://wikileaks.org/podesta-emails/emailid/48234#efmAFQAMfAZ7AdiAltApA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.