Antiterrori i Shkodrës ndalon 4 bashkëpunëtorë të ISIS

Postuar në 05 Nëntor, 2016 17:24

Katër persona të dyshuar si rekrutues të Shtetit Islamik u ndaluan në Shkodër. Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, propagandonin nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesnin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme.  

Kreu i grupit dyshohet se është 30 vjeçari Ergys Fasllia, lindur e banues në Shkodër. Të ndaluarit e tjerë janë Xh. F, 34 vjeç, lindur e banues në Vranjt, Dibër., B. P, 30 vjeç, lindur në Tiranë, banues në Shkodër dhe M. H, 46 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër, me banim në Tiranë.

Operacioni Antiterror është  zhvilluar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nga strukturat e specializuara të luftës kundër terrorizmit në Policinë e Shtetit me një bilanc 4 shtetas shqiptarë të ndaluar, 16 shtetas të tjerë të shoqëruar, nga këta 5 të huaj dhe 11 shqiptarë. Hetimet po ndiqen në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.