Invalidë pa mbrojtje sociale

Postuar në 04 Nëntor, 2016 02:13
Jeton Muçollari

Aktualisht në Shqipëri ekzistojnë dy shtylla të mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuara dhe invalidëve, me ligjet respektive.

Ligji nr. 9355, datë 10.03.2005, PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE, përveç familjeve në nevojë ekonomike, mbron dhe personat me aftësi të kufizuara që nga lindja, ose bëhen të tillë më vonë dhe që caktohen me vendim të Komisioneve Mjekësore të Caktimit së Aftësisë për Punë, (KMCAP), por që nuk kanë qënë të siguruar sipas ligjit të Sigurimeve Shoqërore. Në ligj, aq sa e kam lexuar unë, nuk parashikohet saktësisht ky sanksion, por zbatohet rreptësisht nga punonjësit e zyrave sociale nëpër bashki. Kjo ndoshta nga udhëzime të nistrisë në vite, por nuk i kam gjetur në fletoret zyrtare. Në dokumentet që kërkohen për seksin mashkull, duhet dhe vërtetimi që nuk ka kryer shërbimin e detyrushëm ushtarak. Në rast të kundërt nuk përfiton nga ky ligj, pasi meqë ka të paktën dy vite sigurimi duhet të përfitojë nga ligji i sigurimeve shoqërore.  Në kontrollet e ushtrura gjatë këtyre dy viteve nga Ministria e Mirëqënies Sociale në prefektura u hoqën nga kjo skemë të gjithë ata që kishin vite pune apo vite sigurimi për pension, me idenë se duhet të përfitonin si invalidë pune, dhe u quajt shkelje e ligjit.

Po ç’thotë Ligji i Sigurimeve Shoqërore?

A i merr në mbrojtje të gjithë të paaftët që nuk i mbron Ligji nr. 9355, datë 10.03.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, apo ka kadegori invalidësh që mbeten pa mbrojtje sociale.

Ligji nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” mbron në mënyrë të detyrueshme gjithë shtetasit ekonomikisht aktivë në Shqipëri, në rastin e pakësimit të të ardhurave si pasojë e barrëlindjes, pleqërisë, invaliditetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes.

Pensioni i invaliditetit mund të jetë i plotë, kur plotëson periudhën e sigurimit të kërkuar, ose I reduktuar, kur ka më pak vite sigurimi, dhe kjo sanksionohet në  nenin 37/1, Pension invaliditeti i reduktuar

(Shtuar neni me ligjin nr.9377, datë 21.4.2005, neni 10)

Masa e pensionit të invaliditetit të reduktuar llogaritet duke shumëzuar masën e llogaritur të invaliditetit të plotë me koeficientin që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti… Pra deri këtu jemi në rregull, pasi këta persona mund të përfitojnë nga ky nen, edhe pse masa e pensionit mund të jetë më e ulët se shuma baza, që u jepet personave të siguruar të  këtij ligji, që duhet të sigurojnë një standart minimal jetese. Por në fakt, as këtë shumë simbolike nuk mund ta përfitojnë sepse në LIGJIN Nr. 104/22014, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7703, 11.5.1993, “për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” TË NDRYSHUAR, sipas Nenit 21

Në nenin 35, pika 2, paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:

Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të këtë së paku 12 muaj sigurim shoqëror.”  

Pra, ky nen lë pa përfitim sigurimi të gjithë ata persona që kanë vite sigurimi për përfitim të plotë apo të reduktuar, por në çastin kur bëhen të paaftë, në 5 vitet e fundit nuk kanë një vit sigurimi të domosdoshëm për përfitim.

    

Nëse kemi parasysh numërin e madh të papunëve, të atyre që kanë punuar në të zezë, të pasiguruarit e vetëpunësuarve në bujqësi, ky kontigjent është shumë I madh, po ashtu dhe proporcioni për tu invalidizuar, nga sëmundjet apo aksidentet.

Ndërsa në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në Kreun V, neni 59, pika 1:

Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon: … e)përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët, dhe invalidët. Ndërsa ligjet e deritanishme lenë zbuluar një pjesë të invalideve, duke mos zbatuar ligjin më të rëndësishm, Kushtetutën e Shqipërisë”.

Zgjidhja:

      

1.Të hiqet sanksioni në nenin 35 të ligjit të Sigurimeve Shoqëroe, ku kërkohet një vit sigurim, në 5 vitet e fundit.. ose;

2.Të përfitojnë nga Ligji për Ndihmat dhe Shërbimet Shoqërore duke bërë rregullimet e nevojshme ligjore. Ose;

3.Të caktohet një shumë lekësh, ashtu si pensioni social, por jo me kushtin e të ardhurave të tjera ekonomike, që sanksionohet në pensionin social.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.