Befasitë e policisë me “pularinë e kanabisit”, 3 tonët e Rrëshenit dhe vërtetësinë e raporteve të asgjesimit (video)

Postuar në 03 Nëntor, 2016 11:19

Policia thotë se është ende duke peshuar kanabisin e gjetur në një magazinë në Rrëshen, dikur ish-pulari. Raportimet janë për 3 ton kanabis në proces tharje kati për t’u hedhur në treg, por policia njofton se gjatë kontrollit u konstatua një sasi e madhe bimë narkotike e dyshuar  Cannabis Sattiva në proces tharjeje dhe përpunimi,  ku vazhdojnë veprimet për peshimin dhe asgjësimin e plotë të saj.

Kjo është magazina e tretë që zbulohet në harkun kohor të dy javëve në trekëndësin Lezhë, Laç dhe Krujë dhe po t’i referohemi statistikave të policisë është pjesë e 02.% të mbetur pa u asgjesuar nga policia e shtetit. Ajo ka raportuar dhe bashkë me të edhe kryeministri se 99.8% e kanabisit të mbjellë apo të kultivuar e përpunuar është asgjesuar. Sasitë që poz zbulohen përmes operacioneve si ky i Rrëshenit i koduar me emrin “Befasia” janë një befasi edhe për opinionin publik  nisur nga shifrat që projektohen për sasitë e kanabisit që prodhon Shqipëria. Nesë  99.8 % e kanabisit  është asgjesuar atëherë vetëm ky 3 tonëshi i Rrëshenit e bën totalin 1500 ton.

Pra gjithë kjo sasi është prodhuar në Shqipëri gjatë harkut kohor të një viti, që do të thotë se kanabisi gjatë kësaj periudhe ka lulëzuar. Çfarë ka bërë gjatë kësaj kohe policia për ta parandaluar dhe kush e ka lejuar mbjelljen mbetet një pikëpyetje e madhe për të cilën policia nuk ka dhënë asnjë shpjegim, ndonëse është e ngarkuar me ligj të mos lejojë mbjelljen e kanabisit. Për statistikë në operacionin e Rrëshenit u arerstuan 22 persona që punonin në magazinën e tharjes së kanabisit, ndërsa u shpall në kërkim pronari i saj.

Policia shqiptare nuk ka më çfarë fsheh kur në Itali kapen tonelata droge nga Shqipëri. Së fundmi policia e Barit dokumentoi trafikimi i dhjetëra kuintalëve kanabis nga Shqipëria dhe kokainë nga Roma, Milano e Palermo dhe vuri në pranga 15 persona. Siç shkruan agjencia italiane Ansa, personat e arrestuar transportonin kanabis dhe armë nga Shqipëria për në Itali. Hetimet për këtë organizatë kishin nisur që në vitin 2015 nën drejtimin e kreut të Antimafias së Barit, Giuseppe Maralfa. Gjatë hetimit, janë arrestuar 15 trafikantë, shqiptarë dhe sekuestruar 15 kilogramë kokainë e 1 ton kanabis sativa. Gjithashtu kanë kapur më shumë se 70 armë, mes të cilëve Kallashnikovë, mitralozë, pushkë, pistoleta me silenciator e 3500 municione. Këto janë rezultatet e hetimit të zhvilluar prej më shumë se 1 viti nga Antimafia e Barit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.