Përfundimtare, taksa e ndërtimit në Tiranë 8%. Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Veliajt

Postuar në 02 Nëntor, 2016 10:32

Këshilli Bashkiak i Tiranës rriti vjet taksën e ndërtimit si një mënyrë për të siguruar më shumë të ardhura nga fitimet e ndërtuesve. Taksa 8% e propozuar nga bashkia u kundërshtua me forcë nga ndërtuesit, të cilët  ankimuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tyre, taksa mbi infrastrukturën nënkupton ofromin e shërbimeve publike përreth ndërtimit, rrugën, instalimin e linjave të energjisë elektrike, ujësjellës etj. Por, të gjitha këto shërbime, ndërtuesit thonë se i bëjnë vetë, çka dyfishon shpenzimet për ndikimin në infrastrukturë sipas tyre.

Burime nga Gjykata Kushtetuese thanë për Tema  se në mbledhjen e sotme kërkesa e ndërtuesve u rrëzua me një votim të ngushtë 4 me 3 në favor të Bashkisë së Tiranës, duke lënë një herë e mirë në fuqi taksën 8% për ndërtuesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.