Edhe Billi në telashe, FBI publikon faljet e dyshimta në ditët e fundit si president. I dha lirinë një donatori të Fondacionit Clinton

Postuar në 02 Nëntor, 2016 10:10

Gjashtë ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe kur FBI  riktheu me jo pak kërcitje çështjen e hetimit të postës elektronike të Hillary Clinton,  agjencia amerikane e inteligjences dhe hetimit publikoi një hetim të vjetër për Bill Clinton. Hetimi ka të bëjë me faljen presidenciale nga Bill Klinon të një të arrestuari për evazion, gruaja e të cilit kishte bërë donacione bujare për Fondacionin Clinton.

Shërbimi tha se publikimi është në përputhje të plotë me legjislacionin relevant për materiale të tilla dhe se dosja është postuar automatikisht në faqen e internetit të FBI.Hulumtimi lidhet me aktivitetet e Bill Clinton në ditën e fundit si president i Shteteve të Bashkuara më 20 Janar 2001, ndërsa  hetimet përfunduan në vitin 2005.

Ditën e fundit në Shtëpinë e Bardhë, Bill Clinton kishte dhënë falje presidenciale për një numërë amerikanësh, të cilët ishin dënuar për vepra të ndryshme. Mes tyre ishte dhe Mark Rich, investitori i kërkuar nga FBI për mashtrim, i cili ishte larguar në Zvicër.

Publikimi i hulumtimeve të vjetra të FBI-së vjen në kohën më të papërshtatshme për Hillary Clinton.Rihapja e hetimeve për email-et ka shkaktuar nervozizëm në kampin demokrat që sulmon thuajse përditë kreun e FBI-së për ndërhyrje në zgjedhje duke e akuzuar atë për "standarde të dyfishta", me argumentin se nuk publikojnë ato që di FBI për mbështetjen e rusëve ndaj Trump.

https://www.yahoo.com/news/fbi-releases-bill-clinton-closed-case-files-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.