Po Edi Rama kur do të kërkojë falje për fyerjet në bllok që i bën medias? Apo kur do flasë me fakte siç pretendon vetë përditë?

Postuar në 01 Nëntor, 2016 20:39

Sot ministrja e Inovacionit Milena Harito, ka dalë në një prononcim për Top-Channel dhe ka pranuar se ndryshimet në ligjin “Për Tregëtinë elektronike” do të kalojnë sesionin tjetër parlamentar. Harito ka sqaruae se “Ka qenë një proces konsultimi që zgjati më tepër seç duhej sepse pati një ndjeshmëri të shtuar dhe pati nevojë që të shpjegohej më gjerë. Një nga elementët pozitivë të konsultimit që ne bëmë është që portalet kuptuan që ishin pjesë e ligjit aktual dhe nuk e dinin këtë gjë sepse ligji i 2009-ës ka patur shumë më pak portale dhe shumë më pak aktive”.

Mund të na thotë ministrja se me kë u konsultua? Me cilat portale, media, pasi deri më sto dihet vetëm një tryezë ku janë takuar e kanë folur njëherë. Çfarë ka ligji në fjalë kaq të ndërlikuar sa për të konsultuar kaq gjatë? Me siguri asgjë reale, përveçse kohës që qeveria i la vetes për ta rikthyer atë në diskutim e për të qetësuar nervat e kryeministrit. Sepse duke parë nga daljet e fundit dyshimi se kjo nismë riaktivizohet pikërisht sepse Edi Rama është mërzitur, është shumë afër objektivitetit maksimal.

Ministrja shton edhe se cilat janë rezultatet e konsultimit:

Për t’ju dhënë një shembull ligji ekzistues thotë se nëse ka komente të padëshiruara online drejtuesit e portaleve janë të detyruar t’i tërheqin menjëherë. Menjeherë është një gjë e papërcaktuar kështu që ne kemi vendosur një orar 72 orë sipas direktivës së BE dhe të tjera përmirësime, saktësime si këto”, u shpreh Harito me një gjuhë përgjithësuese, ose më mirë në një muhabet prononcim sa për të thënë diçka.

Gjithsesi diskutimi konkret do të bëhet kur të vijë ligji, por sot na lind e drejta të kërkojmë reciprocitet nga qeveria, gjithnjë duke pranuar për hir të diskutimit se kjo dispozitë është e nevojshme:

A do të kërkojë falje kryeministri për fyerjet dhe gjuhën vulgare ndaj mediave që i ka etiketuar kazan, apo këneta? Ky ligj kërkon një premisë morale nga nismëtarët, jo vetëm pse kemi një qeveri të korruptuar e të dështuar, por sepse ajo është në konflikt të hapur me mediat. Kryeministri flet badihava, pa përmendur emra. Ai thotë “mediat”, pse duke cilësuar nominalisht druhet se i rrit peshën, apo zbulon se ndoshta ndoshta, ky njeri që hiqej deri më dje se nuk i lexonte mediat, lexon edhe statuse në Facebook të shumëkujt. Me forcën e ligjit njeriu që shëtiti me tre lapsa në Paris nuk ka për të fituar gjë. Kjo është e sigurtë. Të paktën të flasë me fakte dhe me emra, të kërkojë falje për baltën e hedhur në erë e në përgjithësi, e pastaj të kërkojë tjetër sjellje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.