Konçesioni i Check -up, Vokshi: Dhatë 1.7 mld lekë për kontrolle që nuk janë bërë(video)

Postuar në 01 Nëntor, 2016 12:03

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte thirrur sot në seancë dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë lidhur me ecurinë e konçesionit të Check-up, për të cilin Ministria e Shëndetësisë vendosi të zgjerojë me 10 vjet kufirin e moshës së personave që do t’i nënshtrohen kontrollit shëndetësor falas. Kjo sepse në fazën e parë nuk u arrit të përmbushej objektivi për t’i dhënë këtë shërbim mbi mijë personave të moshës nga 40 deri në 60 vjeç. Deputetja e Partisë Demokratike , Albana Vokshi tha se konçesionarit i janë dhënë 1.7 miliardë leke duke parashikuar kontrolle për 110 mijë persona, por që nuk janë bërë asnjëherë.

U dhanë para për 110 mijë kontrolle më shumë. Që ta dëgjojnë të gjithë se çfarë korrupsion galopant keni bërë. I keni dhënë 1.7 miliardë lekë koncesionarit pa bërë asgjë dhe tani i shtoni më shumë”.

Ministri pranoi se numri i parashikuar në kontratë nuk u arrit, por kjo nuk prish asgjë sepse fondi ishte parashikuar në buxhet.

Ne kemi programuar në buxhet për 550 mijë vetë. Aq ka qenë e parashikuar. Ky zgjerim i ri nuk implikon asgjë në buxhetin e miratuar për këtë vit. As për buxhetin e 3 viteve. Nga këto kontrolle janë dhjetra jetë njerëzish të shpëtuara. Janë diagnostikuar në kohë sëmundje të zemrës, kancerit, zorrës së trashë”-theksoi ministri Beqaj, duke shtuar se zgjerimi i moshës deri në 70 vjeç për kontrollet shëndetësore falas zgjeron bazën e shëndetshme të popullsisë.

Raportimi i Beqes ne Kuvend per koncensionin e... by lapsi-al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.