Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve nis hetime për krime kundër njerëzimit në Afganistan. Përfshihet për herë të parë personeli amerikan

Postuar në 01 Nëntor, 2016 15:02

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve nis hetime për krime kundër njerëzimit në Afganistan. Përfshihet për herë të parë personeli amerikanGjykata Ndërkombëtare e Krimeve pritet të hapë së shpejti një proces hetimor për krime kundër njerëzimit në Afganistan.
Lajmi raportohet nga revista e njohur “Foreign Policy” sipas së cilës në hetim mund të përfshihet edhe një pjesë e personelit amerikan.

“Gjykata do të shënonte herën e parë të një hetimi formal për veprimet e ShBA-së duke hapur rrugën për një përplasje me Uashingtonin”, shkruan FP.

Sipas të njëjtit burim, prokurorja e Gjykatës, Fatou Bensouda do të kërkojë hapjen e hetimeve pas zgjedhjeve presidenciale amerikane, por përpara fundit të vitit.

Krimet dyshohet se janë kryer gjatë viteve 2003 – 2005 dhe një raportim i përgjithshëm mbi to është publikuar vitin e kaluar. Ky hap i Gjykatës vjen ndërkohë që disa vende afrikane po tërhiqen prej saj duke cilësuar se ajo është një institucion që vepron mbi baza racore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.