Lufta Bërthamore, temë në fushatën presidenciale në SHBA. Clinton: “Trump i paparashikueshëm. Po u dha urdhri nuk ka më veto nga askush”

Postuar në 31 Tetor, 2016 19:46

Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillary Clinton është duke mbajtur një takim elektoral në Ohio. E veçanta e këtij takimi është sulmi i saj ndaj Donald Trump dhe idesë së përhapur gjerësisht se me ardhjen e Clinton në pushtet, bota do të kalojë në konflikt global. Në këtë kuadër, demokratja ka bërë jë “hap cilësor” kur ka cituar ish-presidentin Ronald Reagan, konservatorin “perfekt” për përballjen atomike dhe nevojën e bashkëpunimit me sovjetikët. Më tej, Clinton ka cituara Trump që dikur u shpreh se “unë dua të jem i paparashikueshëm”. Kjo sjelkje sipas saj krijon kushtet për çdo eventualitet, pasi siç sqaroi ajo, me dhënien e urdhrit nga Presidenti nuk ka më “veto, as nga Kongresi dhe as nga Shefat e Shtabeve të Bashkuara të Ushtrisë”.

“Oficerët në njësitë e dislokimit të raketave nuk u mbeten veçse katër minuta”, tha Clinton, duke i dhënë përgjigje kështu akuzave të Trump. Një fushatë mbrojtëse kjo e demokrates që ka si problem kryesor skandalin e emaileve, ku është verifikuar një thyerje e madhe e protokolleve të sigurisë, për të cilat ajo flet në rastin e raketave bërthamore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.