Tentativë për bashkimin e BDI-së dhe PDSH-së në Maqedoni. Partitë tradicionale shqiptare duan të ruajnë pushtetin

Postuar në 30 Tetor, 2016 10:30

Zgjedhjet në Maqedoni do të jenë një test vendimtar për partitë shqiptare Maqedoni. Analizat e publikuara së fundmi paraqesin gjithnjë e më shumë në rënie BDI –në nisur dhe nga dalja në skenë e forcave të reja politike. Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë se gjatë ceremonisë ku presidentit Hashim Thaçi iu nda çmimi “Honoris Causa” në Tetovë, janë zhvilluar takime sekrete edhe me liderin e PDSH – së, Menduh Thaçi.
Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë shqyrtimi i mundësisë së BDI dhe PDSH të bashkohen në një listë në mënyrë që ta sigurojnë votën për të qeverisur edhe në një mandat. Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe ish presidenti dhe ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka zbuluar se edhe ai personalisht është angazhuar për unifikimin e listës së BDI – së dhe PDSH – së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.