Njeriu i Ilir Metës implikon Edi Ramën

Postuar në 30 Tetor, 2016 13:10

Një ditë pasi ish-kryeministri Berisha i kërkoi Bashkimit Evropian të vendosë luftën kundër kanabisit si kusht për hapjen e negociatave me Shqipërinë në mediat greke publikohet një intervistë e njeriut më të kërkuar të momentit për trafik ndërkombëtar droge, Klement Balilit, ish-zyrtar i LSI-së dhe njeri i afërt me Ilir Metën. Përpos pikëpyetjeve që ngre dalja e tij në skenë përmes një interviste jo në shtypin shqiptar, por atë grek, ka shumë rëndësi përmbajtja e mesazhit që ai kërkon të përcjellë. Mesazhi është politik dhe kjo thjeshton të gjithë fabulën e lojës politike në të cilën është përfshirë njeriu i akuzuar dhe i shpallur në kërkim si trafikant ndërkombëtar droge.

Balili thotë për gazetën "To Ethnos" se kjo është një histori e stisur nga Sali Berisha dhe disa anëtarë të policisë, me qëllim dëmtimin politik të Kryeministrit Rama.

E gjithë historia, siç e kam lexuar unë nëpërmjet avokatit tim Alexis Kougias, është e stisur dhe nuk nuk prova kundër meje. Unë jam i sigurt se disa anëtarë të policisë e ndërtuan këtë hetim ndaj meje së bashku me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për shkak se nipi im, i cili është një avokat, është një anëtar i rëndësishëm i partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye ata krijuan këtë rast për shfrytëzuar atë politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi Rama”, shprehet Balili.

Pyetja që ngrihet është pse një skenar i supozuar kundër tij mund të dëmtojë Edi Ramën, kur përgjegjësinë politike për shkarkimin e tij nga detyra e mbajti LSI? Është e vërtetë se Berisha nuk ka përmendur asnjëherë Ilir Metën si kumbarin e Klement Balilit, por emrin e tij e ka lidhur me Edi Ramën dhe kjo ndoshta e bën edhe më të besueshëm versionin se Balili është goditur për të dëmtuar kryeministrin. Në thelb intervista i kujton opinionit grek se problemi i drogës në Shqipëri shkon deri në nivele politike, ndonëse në ktë rast, bëhet fjalë një "montim". Këtë kërkon të evidentojë Balili. 

Për mosarrestimin e tij nga autoritetet shqiptare ai ka këtë version:

"Në mënyrë të veçantë disa persona, duke e njohur legjislacionin në Shqipëri, e në dijeni të fakteve se duke lëshuar një urdhër arresti ndaj një shqiptari që nuk ka qenë në Greqi, kanë vendosur që të lëshojnë edhe një stuhi mediatike në Shqipëri, ndërsa autoriteteve shqiptare dhe nuk u kanë dhënë asnjë element të hetimit"- thotë Balili duke bërë një lidhje mes policisë greke dhe Sali Berishës.

Dje jam informuar nga avokati im Kougias se njerëzit e policisë greke e kanë prodhuar dosjen me gënjeshtra kundër meje në bashkëpunim me Berishën dhe politikanë të opozitës", shton ai. 

Në fakt Edi Rama duket i kapur mat në këtë histori, pasi nuk pati këllqet ta arrestojë Klement Balilin, edhe pse është një kryeministër që është takuar me Papën, Obamën apo së shpejti për herë të dytë më Angela Merkel. Me justifikimin se prokuroria vonoi urdhër-arrestin ndaj Klement Balilit, policia nuk veproi për të vënë në pranga zyrtarin e LSI të të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Sepse vetë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri është akuzuar për përgjime dhe kjo është një armë e fortë shantazhi në duart e LSI-së dhe Ilir Metës.

Kujtojmë se ky i fundit ishte në Greqi disa javë më parë, prej nga ku erdhi me një rezultat shumë të mirë. Nuk është çudi pra që versionin e një skenari politik të dirigjjuar nga Sali Berisha "ta hajë" shumë shpejt edhe prokuroria greke e Bali të dalë i larë nga kjo histori. Njësoj si Meta që flet kështu nga Athina duke na thënë se "ato që thoshte Berisha, pra se Balili ka lidhje me Ramën, po i konfirmon vetë i akuzuari". 

Një tjetër detaj j intervistës së Balilit është edhe avokati me të cilin ai përfaqësohet, Aleksis Kougias, një nga avokatët më të njohur dhe më të mirëpaguar në Greqi i pajtuar për cështje dhe skandale të mëdha politike në Greqi. Si është e mundur një rrogëtar shteti siç thotë Balili se është të mund të pajtojë një avokat kaq të shtrenjtë? Një përgjigje që duhet ta japë drejtësia, pasi Balili të jetë arrestuar, me shumë gjasë jo gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

http://www.ethnos.gr/koinonia/arthro/pos_ginetai_na_eimai_o_eskompar_ton...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.