Kinezët tërhiqen përfundimisht nga Rruga e Arbrit, investimi mund të kryhet nga një firmë shqiptare

Postuar në 29 Tetor, 2016 10:40

Kompania kineze “China State Construcion” ka tërhequr ofertën e bërë në qeverinë shqiptare në lidhje me ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Kj lëvizje e papritur duket se do të vërë në vështirësi premtimin e qeverisë shqiptare për të nisur punimet në pranverën e vitit 2017. Sipas burimeve zyrtare kinezët kanë 6 muaj që janë shprehur se nuk do të ndërtojnë këtë rrugë, pasi dhe vetë pala shqiptare këmbënguli në uljen e kostos së ndërtimit. Për ndërtimin e 27 kilometrave të rrugës së Arbrit, kinezët dhanë një ofertë prej 300 milion dollarësh, e cila nëse nuk arrihej të përfitohej nga taksa e rrugës, do të subvencionohej nga buxheti i shtetit.
Por, qeveria shqiptare duhet t’i drejtohet Kuvendit për të shfuqizuar kontratën e nënshkruar gati një vit më parë. Në këto kushte ekzekutivi duhet të marrë në konsideratë anagazhimin e firmave shqiptare.
Mësohet se kompania “Gjoka Construction” ka propozuar të përfundojë të gjithë pjesën e mbetur të rrugës së Arbrit, dhe jo vetëm 27 kilometra të saj, për një vlerë prej 190 milion dollarësh. Një komision i ngritur në Ministrinë e Transporteve është duke marrë në shqyrtim këtë ofertë, e cila me sa duket do të jetë fituesja e ndërtimit e rrugës së Arbrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.