Përpjekje për të korrigjuar diçka nga deklaratat e Beogradit. Kufiri dhe keqkuptimet mbeten...

Postuar në 28 Tetor, 2016 01:33

Kryeministri Edi Rama ka menduar të përballet në kohë me atë që nesër do të mund të quhej “Sindroma e Beogradit”, duke shkuar në Kosovë për të dhënë një intervistë për Klan Kosova. I akuzuar prej shumëkujt se me deklaratat e tij në takimin me kryeministrin serb Aleksander Vuçiç, në takimin e javëve të fundit, Rama nuk ia ka dalë të mposhtë atë furi diskutimesh që shpërtheu vetëm me një foto me Hashim Thaçin e me disa statuse në Facebook.

Ai është vënë përballë një paneli me gazetarë të Kosovës duke u përgjigjur për pyetjet që iu bënë e që trajtojnë në finale një dialog të ri mes shqiptarëve të të dy anëve të kufirit. Me një kravatë kuq e zi e me një gjuhë të mbushur me forma dialektore të një gegërishteje të butë, Rama ka provuar të vihet pranë qytetarëve të Kosovës që janë së fundmi nën një presion informativ për paternalizëm nga Shqipëria. Mbetet për t’u parë se cili është efekti i kësaj iniciative por për aq sa mund të shihet në materialin video, kryeministri i Shqipërisë ka prekur vetë kufirin e ri që deri më dje vetëm nënkuptohej. Një kufi që ekziston të paktën për një pjesë të shqiptarëve.

Më poshtë diskutimi:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.