Presidenti raporterëve të KiE-s: Zgjedhjet në rrezik eminent. Trajtim me dy standarde për pronarët e rinj dhe të vjetër

Postuar në 27 Tetor, 2016 20:02

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mendon se zgjedhjet e vitit 2017 rrezikohen nga manipulimi. Gjatë në takimi të zhvilluar sot me bashkëreporterët e Këshillit të Evropës për Shqipërinë,  Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, në një vizitë faktmbledhëse në Tiranë, Nishani ka shtruar në diskutim problemet eventuale që kërcënojnë procesin zgjedhor.

Duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kreu i Shtetit vuri në dukje shqetësimin e thellë mbi rrezikun që i kanoset institucionit të votës së lirë dhe penetrimit gjithnjë e më të hapur të krimit në manipulimin dhe tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve. Presidenti Nishani theksoi se ky është një rrezik eminent që i kanoset demokracisë shqiptare, i cili duhet adresuar pa humbur kohë dhe në mënyrë të prerë nga të gjithë aktorët, përfshirë asistencën nga partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po kështu, Nishani ka folur për një trajtim me dy standarde të pronarëve, që sipas tij buron nga ligji i ri i miratuar në Kuvend.

Presidenti Nishani shprehu gjithashtu shqetësimin e përsëritur mbi trajtimin me dy standarde që iu bëhet trajtimit të pronarëve të hershëm dhe të rinj në vend, si një akt që cenon rëndë të drejtat e njeriut dhe krijon hapësira dhe mekanizma nxitës të korrupsionit, duke thelluar më tej plagët sociale dhe ekonomike që ka në vend në lidhje me këtë çështje thelbësore”, njofton presidenca. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.