Bie miti i njeriut që infektoi Amerikën me AIDS, mijëra të tjerë ishin bartës që prej viteve '70

Postuar në 27 Tetor, 2016 12:09

Ishte demonizuar si njeriu që solli sëmundjen e AIDS në Amerikë. Për shumë dekata francezo-kanadezi Gaetan Dugas u cilësua si "Pacienti Zero" dhe burimi i epidemisë që shpërtheu në Nju Jork në vitet '80.
Një kërkim i ri shkencor i publikuar në revistën "Nature" arrin në përfundimin se Gatean Dugas ishte një nga mijëra të infektuarit me Hiv Aids në këtë periudhë. Sëmundja u njoh zyrtarisht në vitin1981 kur tek shumë homoseksualë u shfaqën të njëjtat simptoma. Studimi tregon se epidemia e Nju Jorkut pati një rol vendimtar në përhapjen e sëmundjes më pas edhe Europë.
Studimi u krye nga Universiteti i Arizonës që analizoi rreth 2 000 mostra gjaku, duke zbuluar se shfaqjen e saj sëmundja e pati në vitin 1971.
Gaetan Dugas që në atë kohë punonte në kompaninë Air Canada u akuzua si njeriu që solli sëmundjen në SHBA pasi kishte pranuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me 750 meshkuj në harkun kohor të 3 viteve. Por vetëm sepse pranoi të bashkëpunojë me mjekësinë u anatemua si pacienti i parë me AIDS. Në fakt kishte mijëra të tillë që ishin bartës të virusit. Sëmundja mendohet se është shfaqur për herë të parë në fshatin Kinsasa të Kongos për të kaluar më pas në Karaibe dhe Shtetet e Bashkuara.

http://www.nature.com/news/hiv-s-patient-zero-exonerated-1.20877

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.