Trump: Plani Clinton për Sirinë çon drejt një Lufte të Tretë Botërore

Postuar në 26 Tetor, 2016 11:20

Kandidati republikan për Shtëpinë e Barshë Donald Trump deklaroi për Reuters se plani i Clinton për Sirinë mund t'i çojë Shtetet e Bashkuara drejt një Lufte tëTretë Botërore. Kjo për shkak të një përplasje të mundshme ushtarake mes SHBA-ve dhe Rusisë, e cila sipas Trump është vend që ka armë bërthamore.
Në intervistën në të cilën u fokusua më shumë nëmçështje të politikës së jashtme, Trump tha se përpjekjet për të mundur Shtetin Islamik janë më të rëndësishme sesa presioni mbi Asad për të lënë pushtetin. Sipas tij Hillary Clinton e ka bërë të pamundur negociimin me Vladimir Putin, të cilin e ka anatemuar vazhdimisht.
"Do përfundojmë në një Luftë të Tretë Botërore nëse dëgjojmë Hillary Clinton. Tani lufta nuk është vetëm me Sirinë, lufta është edhe me Rusinë edhe me Iranin. Rusia është një fuqi bërthamore ku armët bërthamore janë funksionale"- deklaroi Trump. Pas këtyre deklaratave reagoi stafi i Clinton që tha se Trump po luan me frikën e amerikanëve dhe se ai vetë nuk ka ndonjë plan për të mundur Shtetin Islamik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.