Prokuroria kërkon dënimin e fadromistit, zhvesh Bashkinë nga përgjegjësitë për vdekjen e Myrvete Dukës

Postuar në 26 Tetor, 2016 10:46

Prokuroria e Tiranes ka kërkuar dënimin me 7 vjet burg per Kasem Koçin, fadromisti që një vit më parë shypi në Sharrë një grua teksa ishte duke mbledhur plehra. Kërkesa është bërë në seancën e sotme, ku prokuroria e akuzon atë për “shkelje te rregullave te sigurise dhe mbrojtjes ne pune”.
Ngjarja ka ndodhur në landfillin e Sharrës, më 25 nëntor 2015. Fadromisti ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe për këtë përfiton uljen e një të tretës së gjykimit.
Myrvete Duka ishte viktima e parë e Landfillit të Sharrës. Ajo ka ndërruar jetë më 26 nëntor të vitit 2015 pasi u godit aksidentalisht nga një automjet që punonte në landfill. Tema tv ka biseduar këtë të hënë me familjarët e 46-vjeçares të cilët kanë treguar sesi ka ndodhur ngjarja tragjike.
Nuk dihet ende nëse mjeti që i shkaktoi vdekjen shtetases Myrvete Duka ishte në pronësi të ndonjë firme private që administronte landfillin në nëntor të vitit 2015 apo në pronësi të Bashkisë Tiranë. Pikëpyetje të mëdha mbeten mbi përgjegjësitë e Bashkisë dhe kryetarit Veliaj në vdekjen e Myrvete Dukës, pasi është ende e paqartë se kush e administronte landfillin e Sharrës në kohën kur ndodhi ngjarja. Tema Tv ka kërkuar informacion pranë Bashkisë për ngjarjen por kjo e fundit ka refuzuar të përgjigjet me justifikimin se ngjarja është nën hetim.
46-vjeçarja nga Dibra prej 11 vitesh, ishte zhvendosur së bashku me familjen në Tiranë. Ata jetonin në një shtëpi private me qira në zonën e Yzberishtit.
Ngjarjen familja Duka e konsideron aksidentale, ndërsa ajo që bie në sy është shfajasimi i shpeshte që ata i bëjnë drejtuesit të mjetit. Sipas tyre puna në te zezë e Myrvetes ua mohon të drejtën për të fajësuar shoferin por edhe për të kërkuar dëmshpërbilim për humbjen e njeriut të tyre.
Gjendja e vështirë financiare, puna në të zezë e fundi tragjik është ajo që i bashkon dy viktimat e Landfillit famëkeq të Sharrës, Myrvete Dukën dhe Ardit Gjoklajn. Për vdekjen e këtij të fundit nën akuzë është edhe bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.