Parlamenti katandiset si PS-ja. Deputetët e shumicës sabotojnë dy seanca dëgjimore

Postuar në 26 Tetor, 2016 18:02

Sot kanë dështuar dy seanca dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë. E para ishte seanca me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, i famshmi i konçesioneve që po i marrin arkës së shtetit milionë euro.

Seanca e dytë ishte ajo me gazetaren Alida Tota, që dyshohet se është larguar nga puna për shkak të një emisioni investigativ që akuzonte Erjon Veliajn për aferat e tij që po mbijnë kudo.

Dështimi i seancave ka ardhur si pasojë e mungesës së deputetëve të shumicës socialiste, ndërkohë që sipas disa raportimeve, drejtuesi i Komisionit të Mediave, ish-gazetari Alfred Peza, nuk ka lejuar mediat.

Nisur nga këto qëndrime Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila duhet të shqyrtojë këtë shkelje të së drejtës kushtetuese të opozitës. Le të shihet sesi mënyra që ka zgjedhur shumica për të mos lejuar që të zbardhen zullumet e Beqjas dhe veliajt është imponimi në Parlament i praktikës së PS-së, ku flet vetëm një e të tjerët duartoraksin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.