Tjetër magazinë për tharjen e hashashit në Mamurras, procedohen edhe dy elektriçistë (Video)

Postuar në 25 Tetor, 2016 22:20

Nuk kanë të sosur punishtet e drogës në Shqipëri. E çudtishme sesi kanë funksionuar për gjithë këto vite nën hundën e policisë dhe vetëm tani kanë nisur të zbulohen. Më e fundit në Mamurras.

Ndërtesa është në pronësi të Gjelosh Vukasnit por sipas policisë ishte marrë me qira nga një shtetas me inacialet L.M. Brenda saj u gjetën 1.5 ton kanabius në proces tharje si dhe  ventilatorë për përpunim droge , dylbi , kamera vëzhgimi  si dhe mjete të tjera elektronike në funksion të tharjes së bimëve narkotike .  Policia sekuestroi  edhe 1  pushkë, 1 granatë dore, 1 automatik dhe disa fishëkë.

Në pranga u vunë  6 persona, të gjithë banues në Mamurras dhe një tjetër u shpall në kërkim. Të arrestuarit janë Gentian Pepmarku, Artan Sallaku, Kejvin Tuga, Edmir Diva,  Osman Morina dhe Gjelosh Vuksani. Lidhur me këtë ngjarje policia procedoi penlisht edhe dy elektricistë, pasi në magazinë u zbulua se energjia elektrike ishte  lidhur në mënyrë të paligjshme. Pak ditë më parë policia zbuloi një magazinë të ngjashme në Krujë ku thahej dhe përpunohej kanabisi dhe vuri në pranga disa persona.

LEZHE, OPERACION ANTI CANNABIS 25 TETOR 2016 by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.