Patologjia e kryeministrit, mediat diskutohen me popullin. A po njoftohet ndonjë nismë e re?

Postuar në 25 Tetor, 2016 12:59

Kryeministri ka qenë në Shishtavec. Aty banorët i janë ankuar edhe për mediat!!! Dhe në bisedë e sipër kryeministri – për ata që nuk e dinë quhet Edi – e ka pyetur edhe për emrin e gazetarit. Edison Ypi ka dalë në “mbledhjen e frontit” dhe është gjykuar aty. Mundet të jetë një rastësi, mundet që banorëve të Shishtavecit u kanë mbaruar hallet dhe tani merren me reportazhe gazetash. Dhe i janë drejtuar priftit dhe hoxhës së Shqipërisë, kryeministrit, për pak drejtësi. Të vërë dorën në zemër.

Por kjo mundet të jetë edhe një stisje nga ato dredhitë e vockla për të cilat është i talentuar natyralisht ky individ, artist i vërtetë “futjesh” dhe pabesie, duke simuluar një mëri popullore ndaj mediave. Mund të pyesim: ç’ka ky me mediat që i përçmon? Edhe i përçmon edhe i ka hall! Ça e ka pickuar humorin e tij vallë? Po qeveris si do, po jep koncesionet që do, po brroçkullit çfarë do, po sjell plehërat që do, po firmos e po vulos si në bahçen e vet. Pse i prishet qetësia nga disa shkrime?

Kjo është një pyetje që mundet të trajtohet me përgjigje analitike, pra politike, por ndoshta kërkon edhe një analizë nga psikologu. Një nga ato tejkqyrjet nga afër që duhet shoqëruar me vëzhgim antropometrik, pasi nuk ka sesi të shpjegosh këtë gjyq popullor të këtij njeriu që është taksirat jo i shqiptarëve vetëm, por i një kohe të tërë, të cilën e rëndon dhe e vret në mënyrën më të keqe.

Më poshtë biseda Edi – Popull i Shishtavecit

“...Banori: Jo, unë vetë jetoj në Angli, kam ardh për një fatkeqësi këtu, më ka vdek axha. Por kam një shqetësim, ne na kanë akuzuar se jemi spiunë sllav.

Rama: Kush ju ka akuzuar?

Banori: Një gazetar, kam gazetën këtu, Edison Ypi e ka shkruar, “Dobërdan Shishtavec’.

Rama: Për kë e ka shkruar?

Banori: Për ne, për komunitetin(ndërhyjnë edhe banorë të tjerë) jemi të fyer.

Rama: Të jap vllai një këshillë, jeton në Angli, mirë ne që e kemi taksiratin me këto media këtu, ti ke The Guardian, the Independent...”

Comments

Submitted by Uliksi (not verified) on

Saliu digjte redaksi gazetash e rrihte oponentet me banda kriminale, ndersa Rama po e mbyt zerin e lire duke e lene pa buke, nese rreziston, duke e blere, nese pranon te shitet ose duke i leshuar bandat e zagareve te propagandes ne rrjetet sociale. Asnjehere me pare shoqeria civile dhe mediat nuk klane qene kaq shume nen presionin e manipulimit, korrupsionit, kercenimit dhe arrogances sa kete vit te fundmandatit (qofte i fundmandates) se Rindotjes dhe Rivdekjes, qe na u shit si Rilindje, duke e degjeneruar e mallkuar kete fjale kaq te bukur e kaq shpresendjellese ne fillim. Haram 1 milion votat, iu kthefshin ne mallkim e u dalshin nga hundet!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.