Gjykata e Lartë mbyll aferën e CEZ. Rrëzohet padia e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Postuar në 24 Tetor, 2016 15:56

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë të Shtetit për rihapjen e hetimeve për Marrëveshjen e Mirëkuptimit me CEZ. KLSh-ja kreu auditin e marrëveshjes ku konstatoi dëm prej 479 milionë euro, por prokuroria nuk gjeti elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës.

KLSh e ripërsëriti pretendimin, duke nënvizuar se nuk është marrë në pyetje ministri Damian Gjiknuri dhe Avokati i Shtetit, Alma Hicka. Çështja u dërgua në Gjykatën e Lartë e cila ka kthyer përgjigje shumë shpejt, duke mbyllur një aferë që vuri në epiqendër të akuzave ministrin Gjiknuri, e ca më lart, kryeministrin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.