"Edi Rama nuk është më shqiptar se unë"

Postuar në 24 Tetor, 2016 10:29

Me vizitën e dytë në Beograd dhe protagonizmin në raport me atë që përfaqëson Edi Rama shpalli veç të tjerash edhe garën se kush është më shumë shqiptar nga takëmi i politikës sepse në rrafsh më të gjerë çështja ha shumë diskutim.
Me shoun e tij kryeministri i Shqipërisë nxiti edhe më shumë debatin rreth identitetit kosovar, ndonëse roli që ai kërkon t'i japë vetes si "baba" i gjithë shqiptarëve është zero. Budallallëqet e kryeministrit të Shqipërisë kanë nisur të komentohen edhe në rrethet e politikës kosovare që nuk ka komplekse për të relativizuar deklaratat e njëshit të Tiranës. I fundit është kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
I pyetur nga Koha Ditore për të komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, dhe polemikat që shkaktoi ajo, Veseli tha se beson që “gjithçka e mirë do t’i vijë Kosovës prej fqinjëve të mirë dhe partnerëve të mirë, e aq më tepër nga një vend vëllazëror si Republika e Shqipërisë”, ndërsa për fund insistoi: “Unë jam krenar dhe fanatik i shtetit tim, i Republikës së Kosovës dhe kurrë nuk do të pajtohem se Edi Rama është më shqiptar se unë.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Edhe nje person tjeter i rendesishem qe ia menderos Edvinit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.