Presidenti dekoron (në fshehtësi!) 67 ballistët e vrarë në Matjan të Lushnjes me titullin “Martirë të Demokracisë”

Postuar në 23 Tetor, 2016 13:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekoruar 67 ballistët e vrarë në Matjan të Lushjnes më 21 tetor 1943, me titullin: “Martirë të Demokracisë”. Sipas “shqiptarja.com” ceremonia është zhvilluar në orën 11:00 të datës 21 tetor në Divjakë dhe është mbajtur e fshehtë.

“73 vjet më parë, pikërisht në 21 Tetor të vitit 1943, në Matjan të Lushnjes, në radhët e ballistëve, që akuzoheshin nga partizanët për bashkëpunim me pushtuesin nazifashist, mbetën 67 të vrarë. Për këtë ngjarje, historianët ndajnë mendime krejtësisht të ndryshme, por kreu i shtetit, Bujar Nishani, me porosi të Partisë Demokratike, ka dekoruar 67 ballistët e vrarë, me titullin “MARTIRE TE DEMOKRACISE”.
Ceremonia është zhvilluar ditën e enjte në orën 11:00. Ceremonia e dekorimit është mbajtur e fshehtë nga Presidenca, sikundër u operua me dekorimin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të PD, përfaqësues të ish-të përndjekurve, pasardhës të të vrarëve etj. Lëvizja me natyrë provokuese vjen në fund të mandatit presidencial, kur Bujar Nishani, ashtu siç edhe ka paralajmëruar, pritet t’i rikthehet politikës aktive si pjesë e Partisë Demokratike”, raporton “shqiptarja.com”.

Comments

Submitted by Erjon (not verified) on

Presidenti duhet te lexoj librin e historianit Kristo Frasheri. "Mbi historine e Ballit Kombetare".
Nuk ndrohet historija me dekorata zoti Presidnt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.