"Hashashi është çështje serioze". Ministri i Drejtësisë përsërit kërkesën për ndërhyrjen e ushtrisë

Postuar në 23 Tetor, 2016 14:44

Ministri i Drejtësië, Ylli Manjani, këmbëngul që ushtria dhe të gjitha isntitucionet respektive të hyjnë në aksion për të luftuar kultivimin e kanabisit. Pas qëndrimeve të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Manjani ka përsëritur sërish, se ndërhyrja e ushtrisë duhet të bëhet dhe tani.

Duhet të ndalojmë farën e hashashit por edhe rekrutimin e “ushtarëve” që ruajnë parcelat e paligjshme dhe bosët e tyrë që kërcënojnë sigurinë tonë publike! Të gjithë duhet të jemi pro shfarosjes së kësaj të keqe, më e madhja që kemi sot midis nesh! Të gjithë pa dallim: policë, ushtarë, politikanë e zyrtarë të gjithë pa dallim! Kjo nuk është batutë, por realitet shumë serioz! Çështjet serioze kërkojnë reagime serioze! Dhe serioziteti nuk përcaktohet nga cilësia e kolltukut që i ofron detyra publike! Nuk janë ligjet pengesa”, tha ndër të tjera Manjani. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.