Gjermania miraton ligj që lejon spiunazhin kundër aleatëve të BE-së

Postuar në 22 Tetor, 2016 11:31

Parlamenti federal i Gjermanisë miratoi një projekt-ligj të debatueshëm që lejon shërbimin gjerman të inteligjencës (BND) të kryejë operacione spiunazhi kundër shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së.
Ligji që u miratua të premten përfshin një sërë masash për të përmirësuar kontrollin e veprimitarisë së Shërbimit të Inteligjencës Gjermane pas zbulimeve nga Edëard Snoëden, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA (NSA).
Sipas qeverisë gjermane, përgjimi nga BND është i nevojshme për të identifikuar ekstremistët që synojnë të kryejnë sulme në territorin e Gjermanisë apo Evropës.
Ligji i ri hapnjë dritare BND-së për të spiunuar - "sipas rastit" edhe dhe qytetarët gjermanë. Amendimi i legjislacionit në Gjermani ka alarmuar një pjesë të opinionit publik që i jep vëmendje të veçantë mbrojtjes së privatësisë, pasi kujtimet e Gestapos naziste dhe Stasit Lindor ende nuk janë shuar. Të Gjelbrit kanë kërcënuar se do të apelojnë në Gjykatën e Lartë Federale dhe gjykatën e BE-së për të anulluar.
"Kushtetuta jonë dhe ligjet për të drejtat themelore të njeriut nuk janë një pengesë për luftën kundër terrorizmit," tha Konstantin von Notts, drejtues i të Gjelbërve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.