Përçarje mes vendeve të BE për Rusinë, Italia kundër sanksioneve të propozuara nga Britania e Franca

Postuar në 21 Tetor, 2016 10:10

Samiti i krerëve të Bashkimit Evropian nxorri në pah përçarjen që ekziston mes vendeve të Unionit lidhur me Rusinë. Britania dhe Franca ishte në krye  të atyre vendeve që kërkuan sanksione të reja kundër Moskës, por ky propozim ka hasur në kundërshtimin e Italisë që ka dashur të njihet me konkluzionet e raportit për Rusinë. Kryeministri Mateo Renzo kërkoi të ndahet çështjen e sanksioneve kundër Rusisë në lidhje me Ukrainën me ato në lidhje me Sirinë. "Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme  për të arritur një marrëveshje paqeje në Siri, por është e vështirë të imagjinohet se si mund të arrihet kjo duke i vendosur sanksione Rusisë”-deklaroi Renzi për gazetarët.

Pas ditës së parë të samitit, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se krijimi i tensioneve me Rusinë nuk është qëllimi i Bashkimit Europian. “Sigurisht që BE-ja është gjithmonë e gatshme për t'u angazhuar në dialog, por nuk do të rrezikojë vlerat, parimet apo unitetin e saj.”

Tusk shtoi se udhëheqësit evropianë ranë dakord të marrin në konsideratë të gjitha opsionet në qoftë se ushtria ruse vazhdon krimet e saj në Siri. Por krerët e  BE-së, nuk pranuan të japin detaje të këtyre opsioneve, të cilat synojnë hartimin sanksione të reja mbi Rusinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.