Del sërish në skenë Klement Balili i LSI-së, Gazeta “To Ethnos”: Kamioni me 1 ton kanabis u dërgua nga Escobari shqiptar

Postuar në 21 Tetor, 2016 12:47

Me titullin "Eskobari shqiptar  me një ton kanabis", gazeta greke to Ethnos shkruan se pas  sasisë së madhe të drogës që u kap të enjten në një zonë të Atikës fshihet Klement Balili, ish-drejtori Rajonal i Transporteve në Sarandë i shpallur në kërkim ndërkombëtar si një prej krerëve të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Droga u zbulua në një magazinë rreth 30 km nga qendra e Athinës. Sipas gazetës Ethnos, shërbimi antidrogë u sinjalizua për një maune të dyshmitë që po vinte nga Shqipëria në Greqi dhe që ishte ngarkuar me kanabis. Filloi menjëherë survejimi dhe në momentin që kamioni  mbërriti në destinacionin forcfat e policisë ndërhynë duke arrestuar shoferin dhe sekuestruar drogën me peshë 1 ton.

Në të njëjtën kohë, në zona të tjera të Athinës u zhvilluan operacione, ku u arrestuan gjashtë persona. Ethnos ndërkaq, citon burime të policisë, sipas të cilave droga paketohej në magazinë dhe pastaj ngarkohej me kamiona me të cilat shkonte për në vende të Euiropës veriore. Më tej, gazeta Ethnos vë në dukje se ndaj Klement Balilit ka dalë prej autoreiteteve greke një urdhër ndërkombëtar arresti, si drejtues dhe financues i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Ish-zyrtari i LSI-së është ende në arrati, ndonëse ka patur raportime që ai ndodhet në Sarandë.

http://www.ethnos.gr/koinonia/arthro/o_albanos_eskompar_me_ton_enan_tono...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.