Sondazhi CNN/ORC: Kush e fitoi debatin? Trump deklaroi se mund të mos i njohë zgjedhjet

Postuar në 20 Tetor, 2016 06:00

Nga një sondazh i kryer nga kompania ORC për rrjetin televiziv CNN, rezultoi se 52% e amerikanëve që ndoqën debatin e fundit mes Donald Trump-it dhe Hillary Clinton-it ishin të mendimit se kjo e fundit e fitoi atë.  Ndërsa 39% ishin të mendimit se Trump-i doli fitues në debat (9% kishin mendim asnjëanës). Veç të tjerash, mbrëmja e djeshme ka qenë shokuese kur Donald Trump deklaroi publikisht se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse nuk shpallet ai president! 

Do t’ju them kur të vijë koha. Do t’ju mbaj pezull”, ka thënë Trump.

Deklarata ishte e papritur për rivalen demokrate Hilary Clinton, e cila veç të tjerash e ka quajtur republikanin “kukull të presidentit rus Vladimir Putin”. Temat e debatit përfshinë, ekonominë, emigracionin, gjykatën e lartë dhe politikën e jashtme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.