Protesta dhe kalim në listat e hapura. Opozita shpreson edhe te kushtëzimi i negociatave me zgjedhjet

Postuar në 20 Tetor, 2016 20:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbardhur atë që mund të quhet aksioni politik i opozitës deri në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Opsionet duket se nuk janë shumë të favorshme për PD-në e cila po kërkon një betejë parimore, për zgjedhjet dhe kundër krimit, në një situatë ku pushteti po dëshmohet pragmatist dhe po bën llogari.
Teza e Bashës në intervistën dhënë sot për Top-Channel është e njohur: Nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën.m

“Edi Rama e ka treguar tashmë tre herë, në zgjedhjet e Korçës, në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar dhe në zgjedhjet e Dibrës se ai është shkatërrues i procesit politik, se ai ka frikë garën e ndershme elektorale dhe e ka zëvendësuar këtë pa garë, ku në një anë ka opozitën, ka kandidatë, programe dhe nga ana tjetër ka një aleancë të çimentuar tashmë me krimin dhe drogën. Në këto kushte, problemi për zgjedhje të lira dhe ndershme është vetë Edi Rama. Zgjidhja është që të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri dhe një kryeministër që i garanton ato dhe jo me një kryeministër që është provuar që është shkaktari numër 1 i prishjes dhe kapjes së vullnetit popullor përmes krimit dhe drogës”, tha Basha. Ai nuk ka përjashtuar protestat, të cilat vështirë se mund të prodhojnë diçka konkrete në kushtet që flasim.

I vetmi mekanizëm që do të siguronte një konçesion nga pushteti është loja e LSI-së, e cila është hedhur në veprim duke propozuar listat e hapura. Sot Basha e mbështeti këtë opsion duke deklaruar se listat e mbyllura kanë çuar në kriminalizimin e politikës të parlamentit. Mirëpo është disi e pakuptimtë që të kapesh pas këtij argumenti kur në fuqi është ligji për dekriminalizimin. Ajo që kuptohet pra është fakti se enturazhi i të fortëve që prodhojnë zgjedhje mbetet problem, pavarësisht se kush hyn nominalisht deputet. Listat e hapura bëjnë një korrigjim, gjithsesi teorik, sa kohë ato i lënë në dorë elektoratit se çfarë duhet të bëjë me kandidatët. Paralel më këtë skenar vjen edhe shpresa se negociatat me BE-në do të kushtëzohen nga zgjedhjet, duke i dhënë një liri veprimi opozitës që mund të kontestojë, por me fakte dhe prova njollosjen e zgjedhjeve ashtu siç pretendon Basha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.