Prag lufte kibernetike mes Rusisë e SHBA-së. Hakeri rus arrestohet në Çeki për sulm ndaj Hillary Cliton

Postuar në 19 Tetor, 2016 14:46

Një qytetar rus i cili kërkohej në lidhje me sulmet e kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara raportohet të jetë arrestuar nga policia çeke. Arrestimi u bë në bashkëpunim me FBI-në, ndërkohë që Interpoli kishte lëshuar alarm të kuq për të dyshuarin. Shtetasi rus u ndaluar në një hotel Pragë, por zëdhënësi i policisë  çeke nuk pranoi të japë informacion të mëtejshëm në lidhje me arrestimin.

Qeveria amerikane zyrtarisht ka fajësuar Rusinë për sulme kibernetike kundër Partisë Demokratike para zgjedhjeve të 8 nëntorit. Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se një luftë kibernetike nuk do të ishte në interes të SHBA-ve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.