Për Valbonën duhet provuar rruga e gjykatës

Postuar në 19 Tetor, 2016 01:48
Keno Kotorri

Ka kohë që debatohet lidhur me fillimin e ndërtimit të hidrocentraleve në luginën e Valbonës, e cila është një pasuri kombëtare. Territori rreth saj është park kombëtar dhe mbrohet me ligj, gjë që e deklarojnë edhe qeveria e mëparëshme edhe qeveria e sotme.

Çuditërisht askush nuk ndërhyn për të ndaluar ndërtimin e HEC-eve që po e dërmojnë dhe rrënojnë këtë perlë të turizmit malor që mban me bukë një krahinë të tërë, që në të kundërt do të braktiset.

Aq më tepër nëse bën një llogari të thjeshtë. Shqipëria nuk fiton asgjë nga ato hec-e. Pronarët e tyre dhe ata që kanë “mundësuar” ndërtimin e tyre në kundërshtim e ligjin, sigurisht që fitojnë. Vërehet një sensibilizim i opinionit publik, sepse ndërkohë ka qenë e madhe propaganda për vlerat e këtij pellgu, e kësaj lugine, edhe për zhvillimin që ka marrë turizmi, sidomos nga të huajt.

Por sërish, vazhdohet që t’i “dilet për Zot” çështjes, duke kënduar e duke dalë me pankarta. Akte që tërheqin vëmendjen e opinionit publik, por që janë të pamjaftueshme për ta mbrojtur luginën. Shembujt e tjerë, si në Vjosë etj., tregojnë se dëmet nga ndërhyrje të kësaj natyre janë të pariparueshme.

Pushteti lokal që mund të ndërhynte, hesht çuditërisht, ashtu edhe qeveria që fshihet pas qeverisë së mëparëshme që ka dhënë lejet. Dhe këtu qëndron edhe çështja. Lejet mund të rishqyrtohen nga kjo qeveri si të dëmshme, apo të dhëna në kundërshtim me ligjin, pasi ligji “për zonat e mbrojtura” ndalon tjetërsimin dhe shkatërrimin e vlerave të tyre.

Për këtë arsye duhet që aksioni i shoqerisë civile të zhvendoset në gjykatë dyke kërkuar anullimin e kontratave nga qeveria e mëparëshme, pra lejeve, sepse janë dhënë në kundërshtim me ligjin. Si të tilla janë nul në vlerën e tyre.

E kemi të qartë që mbrojtësit e qeverisë aktuale do të thonë se do na duhet të paguajmë gjoba në rast se ndalojmë këto kontrata. Nëse gjykata vendos që është e jashtëligjshme kontrata, pra e pavlefshme, shteti i detyrohet firmës vlerën e projektit dhe përqindjen e interesit për paratë e angazhuara për të për periudhën nga fillimi i projektit deri në përfundimin e tij, sepse nuk ka angazhuar vlera të tjera monetare. Sigurisht është rast i veçantë për një apo dy kompani që kanë nisur të ndërtojnë. Dëmi që pësojnë ata është më i madh, por jo i papërballueshëm.

Dhe është mirë që këtë dëm, që prodhohet nga shkelje të ligjit, populli t’ia kërkojë shkaktarëve. E me të edhe qeveria, në mënyrë që këto akte të mos pësëriten. Përndryshe, tingëllon ironike, por më mirë gjeni mik tek ai që jep green card.Për Valbonën duhet provuar rruga e gjykatës

Ka kohë që debatohet lidhur me fillimin e ndërtimit të hidrocentraleve në luginën e Valbonës, e cila është një pasuri kombëtare. Territori rreth saj është park kombëtar dhe mbrohet me ligj, gjë që e deklarojnë edhe qeveria e mëparëshme edhe qeveria e sotme.

Çuditërisht askush nuk ndërhyn për të ndaluar ndërtimin e HEC-eve që po e dërmojnë dhe rrënojnë këtë perlë të turizmit malor që mban me bukë një krahinë të tërë, që në të kundërt do të braktiset.

Aq më tepër nëse bën një llogari të thjeshtë. Shqipëria nuk fiton asgjë nga ato hec-e. Pronarët e tyre dhe ata që kanë “mundësuar” ndërtimin e tyre në kundërshtim e ligjin, sigurisht që fitojnë. Vërehet një sensibilizim i opinionit publik, sepse ndërkohë ka qenë e madhe propaganda për vlerat e këtij pellgu, e kësaj lugine, edhe për zhvillimin që ka marrë turizmi, sidomos nga të huajt.

Por sërish, vazhdohet që t’i “dilet për Zot” çështjes, duke kënduar e duke dalë me pankarta. Akte që tërheqin vëmendjen e opinionit publik, por që janë të pamjaftueshme për ta mbrojtur luginën. Shembujt e tjerë, si në Vjosë etj., tregojnë se dëmet nga ndërhyrje të kësaj natyre janë të pariparueshme.

Pushteti lokal që mund të ndërhynte, hesht çuditërisht, ashtu edhe qeveria që fshihet pas qeverisë së mëparëshme që ka dhënë lejet. Dhe këtu qëndron edhe çështja. Lejet mund të rishqyrtohen nga kjo qeveri si të dëmshme, apo të dhëna në kundërshtim me ligjin, pasi ligji “për zonat e mbrojtura” ndalon tjetërsimin dhe shkatërrimin e vlerave të tyre.

Për këtë arsye duhet që aksioni i shoqerisë civile të zhvendoset në gjykatë dyke kërkuar anullimin e kontratave nga qeveria e mëparëshme, pra lejeve, sepse janë dhënë në kundërshtim me ligjin. Si të tilla janë nul në vlerën e tyre.

E kemi të qartë që mbrojtësit e qeverisë aktuale do të thonë se do na duhet të paguajmë gjoba në rast se ndalojmë këto kontrata. Nëse gjykata vendos që është e jashtëligjshme kontrata, pra e pavlefshme, shteti i detyrohet firmës vlerën e projektit dhe përqindjen e interesit për paratë e angazhuara për të për periudhën nga fillimi i projektit deri në përfundimin e tij, sepse nuk ka angazhuar vlera të tjera monetare. Sigurisht është rast i veçantë për një apo dy kompani që kanë nisur të ndërtojnë. Dëmi që pësojnë ata është më i madh, por jo i papërballueshëm.

Dhe është mirë që këtë dëm, që prodhohet nga shkelje të ligjit, populli t’ia kërkojë shkaktarëve. E me të edhe qeveria, në mënyrë që këto akte të mos pësëriten. Përndryshe, tingëllon ironike, por më mirë gjeni mik tek ai që jep green card.

Comments

Submitted by Bastardet ne fuqi (not verified) on

Pa diskutim qe pronaret e hidrocentraleve nuk mund te fitojne as edhe nje gjyq, dhe as qeveria dhe shteti shqiptar nuk do te jene te detyruara te paguajne gjoba. E para, ai vend nuk i perket qeverise, qe ajo te beje c'te doje. Ai vend i perket banorve te zones dhe komunes. E dyta, vendi eshte kufitar dhe si i tille nuk mund te favorizohet per biznes. E treta, ai vend eshte Park Kombetar, si i tille duhet te mbrohet nga shteti. E katerta, fitimet nga turizmi jane dhe do jene edhe ne te ardhmen me te medha nga fitimi prej energjise elektrike. E pesta, nese ndertohen hidrocentrale, e gjithe lugina do te thahet, po keshtu fauna dhe bimesia, turizmi do largohet. E gjashta, nxenesit nuk do te kene rast te mesojne bimesine dhe faunen e zones. E shtata, ky vend, me te cilin sot Shqiperia mburret dhe eshte krenare ne bote, do te jete nje vend me te cilin Shqiperia do turperohet ne te ardhmen ne bote!
Te gjitha "argumentat" e Edit, jane justifikime per hir te parave qe shteti (e ndoshta edhe xhepat e tij) kane marre! Nga politika duhet te dale dikush qe ka per ta ndaluar kete masakrim, perfshi edhe ato ne Bregdetin e Jonit, i cili duhet te zgjidhet ne 2017-en dhe te zevendesoje kete bande shkaterruesish!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.