Kur e majta tejkalon të majtën, Braçe ideologjikisht kundër faljes së detyrimeve për kompanitë e naftës

Postuar në 19 Tetor, 2016 21:46

Talenti i minsitrit të Financave në qeverinë socialiste Arben Ahmetaj për të rregulluar bilancet e shtetit dhe kompanive të mëdha debitore siç janë ato të naftës dhe përpjekja për ta shitur këtë nismë si amnisti për biznesin, duket se nuk po gëlltitet as vetë brenda "të majtës socialiste".
Kryetari i Komisionit të Ekonimisë, Erion Braçe përveçse konfirmoi dyshimet se amnistia e Ahmetaj bëhet për të pastruar me borxhet e ARMO-s apo kompanive të tjera, tregoi se në të tilla raste e majta mund ta tejkalojë veten, kur bëhet fjala për votimin e kësaj nisme në parlament.
"Jam totalisht kundër që kompanive që shteti u ka dhënë privilegje të mëdha për të ushtruar bizneset e tyre siç janë kompanitë e prodhimit të naftës, fjala bie Bankers Petrolium, Stream Oil apo kompani të tjera të kësaj kategoria që kanë krijuar detyrime të mëdha fiskale nga njëri vit në tjetrin, madje i ka krijuar këto jo për sport, por duke mashtruar jo vetëm në kurriz të atyre marrëveshjeve që manë rregulluar tregun e hidrokarburebe, por edhe në kurriz të autoriteteve fiskale të këtij vendit, të cilat nuk duhet të falen në asnjë mënyrë.
Ky është qëndrimi dhe do të diskutohet edhe në Komisionin Parlamentar të Eonomisë, por natyrisht ky është qëndrimi im, mazhoranca mund të metë një vullnet që mund ta tejkalojë këtë qëndrim tim personal me qëllim që të çlirojë biznesin nga një barrë që unë më shumë e shikoj si barrë për llogaritë e buxhetit të shtetit sesa si barrë për biznesin se ai që nuk ka paguar ndonjëherë ndjek ato procedurat duke shfrytëzuar në maksimum korrupsionin e gjykatave shqiptare dhe kurrë për ta nuk është marrë ndonjë vendim për të paguar ato gjoba apo kamatvonesa"- u shpreh Braçe për Ora News.

Qeveria merr me një dorë, jep me tjetrën.

“Bankers Petroleum” dhe qeveria shqiptare dhjetorin e vitit të kaluar arritën një marrëveshje, e cila i lejon kompanisë kanadeze të rifitojë kontrollin e llogarive të saj bankare. Sipas marrëveshjes, “Bankers” do të paguajë të plotë detyrimin tatimor prej 57 milionë dollarësh, të cilin qeveria pretendon se është shmangur nga kompania.
Skema e rënë dakord parashikon që grupi kanadez të paguajë menjëherë 10 për qind të kësaj shume dhe pastaj nga 4.2 milionë dollarë çdo muaj deri në shlyerjen e plotë të detyrimit. Por nëse Arbitrazhi do të vendosë në favor të “Bankers”, atëherë këto para do t’i kthehen mbrapsht kësaj kompanie. Konflikti mes qeverisë dhe “Bankers” kulmoi kur Tatimet bllokuan llogaritë bankare të kësaj kompanie, pasi kishin marrë autorizimin nga gjykatat shqiptare për të mbledhur me forcë 57 milionë dollarë.
Ky është një detytrim që shteti shqiptar pretendon se kompania e ka shmangur, duke raportuar shpenzime më të larta se ato reale, për të ulur normën e fitimit dhe rrjedhimsiht duke shmangur pagesën e taksasve, sikundër parashikohet në marrëveshjen konçensionare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.