Fact-checking në Zululand: Të pavërtetat e Erion Veliajt lidhur me vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës (Video)

Postuar në 19 Tetor, 2016 21:56

“Isha i ftuar të hënën në Top Story, ku i ftuari qëndror ishte Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës. U fol në pjesën më të madhe të kohës për ngjarjen tragjike të landfillit të Sharrës. Për shkak të një keqkuptimi me stafin e Sokol Ballës, atë mbrëmje kam qenë i papërgatitur për të diskutuar mbi një temë të tillë. Por u informova më pas, dhe më rezulton që një sërë pohimesh të Erion Veliajt atë mbrëmje kanë qenë të pasakta. Sidoqoftë, më mirë se sa një kërcim para kohe në përfundime, do të ishte një fact-checking, dmth një ballafaqim i atyre që tha Veliaj e fakteve që unë i kam kërkuar pas atij emisioni në Top Channel”.
Kështu e nisi Zululandin e sotëm Mustafa Nano, dhe më pas u përqëndrua tek ky fact-checking. Sipas tij, Veliaj është me përgjegjësi për një numër arsyesh lidhur me atë që ka ndodhur në Sharrë, por edhe për faktin që dha në Top Story disa deklarata që nuk qëndrojnë, ose që janë të rreme. Së pari, është gënjeshtër deklarata se Bashkia ka vepruar qysh të nesërmen; e vërteta është se Bashkisë i janë dashur më shumë se 15 ditë për të folur për atë ngjarje, dhe këtë e ka bërë në përgjigje të akuzave nga opozita. Së dyti, është e paprovuar që Veliaj të ketë urdhëruar censurimin e reportazhit të Publicus-it mbi këtë ngjarje, apo pushimin e drejtores së lajmeve në A1 Neës, Alida Totaj, që ka raportuar në vijimësi mbi vdekjen e Ardit Gjoklajt, por kjo nuk përjashtohet që të ketë ndodhur. Nga ana tjetër, nuk ekziston as dyshimi më i vogël që, në rastin më të mirë, censurimi në Vizion Plus e shkarkimi i gazetares në fjalë janë bërë “në mbrojtje të interesit të bashkisë”. Së treti, është e provuar që ngjarja tragjike ka ndodhur në landfillin e Sharrës, dhe Erion Veliaj thotë pa asnjë arsye që “ende presim të marrim vesh nëse vërtet ka ndodhur aty”. Etj, etj.
Në fund Nano shprehu çudinë se pse është folur veç për vdekjen e Ardit Gjolajt, dhe nuk është folur për një vdekje tjetër, atë të Mirvete Dukës, 47 vjeç, që ka humbur jetën shumë muaj përpara, me gjasë në të njëjtin vend. “Por ky është një argument, që meriton një program më vete”, përfundoi moderatori i Zululandit.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Do kishte qene mire qe keto ti permendte ne emision. Portalet i kane thene me kohe keto, e kush ka dashur i ka lexuar. Te Top Story do kapte nje audience tjeter, po aty... ncuq

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.