Shqipëria si Kolumbia - një tezë që pranohet edhe nga ministri i Drejtësisë: “Të përdoret ushtria kundër drogës po qe e nevojshme”

Postuar në 18 Tetor, 2016 12:08

Atë që ministri i Brendshëm dhe kryeministri refuzojnë ta pranojnë, e thotë ministri i Drjetësisë që vjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ylli Manjani, ka deklaruar sot gjatë një konference për shtyp, mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë, se për luftën kundër drogës, mund të dalë edhe ushtria nëse është e nevojshme.

Po qe e nevojshme duhet të dalë dhe ushtria. Nuk di të them është emergjencë apo jo, por nëse është e nevojshme të dalë dhe ushtria. Nga ky fenomen ose ndahemi tani që sa ka filluar ose nuk ndahemi më, ose kur të ndahemi do të jetë shumë e vonshme... Jam për krijimin e xhandarmërisë. Të gjitha forcat policore në këtë vend duhet të qenë në një piramidë dhe duhet reagim porporcional. Dhe nuk jam kritik, sepse nuk e di çfarë është realiteti. Por ky perceptim ekziston. Po të dalësh në rrugë, në kafene, ky perceptim ekziston. S’ka rëndësi çfarë thotë Italia apo dikush tjetër, njerëzit në Shqipëri e besojnë”, tha ministri.

Edhe pse nuk ka dashur të shkojë më tej, përmendja e ushtrisë për luftën kundër drogës, është një analogji e tërthortë për Shqipërinë si Kolumbia e Europës. Në Kolumbi kundër karteleve të drogës u angazhuar edhe ushtria, ndonëse droga aty ka fituar duke ndikuar politikën dhe duke ndryshuar në një pjesë, strukturën sociale të shoqërisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.