Leonardo di Caprio i dyshuar në një skandal miliarda dollarë me ndryshimet klimatike ku implikohet edhe Hillary Clinton

Postuar në 18 Tetor, 2016 13:00

Një organizatë zvicerane në mbrojtje të pyjeve tropikale ftoi aktorin Leonardo Di Caprio të japë  shpjegime mbi përfshirjen e dyshuar në skandalin e disa miliardë dollarëve ose të braktisë detyrën e të Dërguarit të Paqes së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

"Leonardo DiCaprio refuzon me kryeneçësi të shpjegojë marrëdhëniet e ngushta personale dhe financiare me persona kyç në skandalin malajzian të fondit qeveritar  të investimeve 1MDB» tha Lucas Straouman, drejtor i organizatës për Mbrojtjen e Pyjeve Tropikale, me bazë në Zvicër. "Kjo është e papranueshme", shtoi ai.

Fondi i Shtetit është themeluar nga kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, i cili është edhe president i Fondit. Themelimi i tij u bë  me qëllim për të investuar në projekte globale, fitimet e të cilave do të përmirësonin jetën e qytetarëve të vendit. Por sipas zyrtarëve të qeverisë, një biznesmen i huaj kishte përdorur paratë e tij fondi për të siguruar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë për të afërmit e kryeministrit të Malajzisë.

Fondacioni i Leonardo DiCaprio është një nga organizatat e dyshuara se kanë marrë disa nga fondet e shpërdoruara nga donacionet e bëra nga personat që lidhen me rastin në fjalë.  Për më tepër, filmi ««The Wolf of Wall Street»» mendohet se është financuar nga fondi i 1MDB me Red Granite Productions.

Fondacioni ka ndarë paratë që ishin synuar për ripyllëzimin e pyjeve tropikale në vend. Në korrik, Departamenti i Drejtësisë ngriti një padi në një përpjekje për të bërë konfiskimin e fondeve të kanalizuara përmes bankave amerikane dhe kthimin e tyre për qytetarët e Malajzisë. Thuhet se, në mes të këtyre aseteve janë fitimet nga filmi i DiCaprio, i drejtuar nga Martin Scorsese.

Në  skandal është përfshirë dhe Frank Wight Jr. një biznesmen i cili ndihmoi për të hapur një firmë e investimesh të quajtur DuSable Capital Management LLC, aksione të të cilit iu dhanë Barack Obamës dhe kandidates për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.