Millo nuk ka rënë*

Postuar në 17 Tetor, 2016 12:56

"Millo nuk ka rënë, e kur do të bie nuk dihet". Ky është një citat i përshtatur nga seriali dikur shumë i njohur televiziv në Mali të Zi për "Gjeknën", që pasqyronte në mënyrën më të mirë mentalitetin malazez. Në Mal të Zi do të vazhdojë pra sundimi i Gjukanoviqit edhe pas 25 vitesh në pushtet, sepse Partia Demokratike Socialiste (DPS), me partnerët e saj kanë fituar më shumë se gjysmën e 81 mandateve në parlament. Kësaj radhe së bashku me subjektet e minoriteteve: aleancën e shqiptarëve "Forca", Partinë Boshnjake dhe Iniciativën qytetare kroate. Ndërkohë që pritet edhe bashkëpunim me socialdemokratët e Ranko Krivokapiqit.

„Ju të gjithë jeni herojë, sepse nuk jeni frikësuar nga forcat që kanë bërë përpjekje të rrënojnë Malin e Zi. Ju e keni mbrojtur pavarësinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Kështu keni konfirmuar se Mali i Zi është i përhershëm", tha Gjukanoviq, pas bërjes publike të rezultateve.


Montenegro Parlamentswahlen Milo Djukanovic (Picture-Alliance/dpa/B. Pejovic)

Blloku më i fuqishëm opozitar, Fronti Demokratik, ka organizuar vitin e kaluar protesta disamujore. Tani ka fituar 18 mandate në parlament, ndërsa koalicioni "Ključ" (Çelësi) 9 mandate. Një befasi pozitive paraqesin edhe demokratët e Aleksa Beçiqit, i cili është paraqitur për herë të parë në zgjedhje dhe është futur në parlament. "Kemi fituar 8 mandate - më shumë se sa është menduar", tha Beçiq.

Partia SDP, e Ranko Krivokapiqit ka fituar 4 vende, ndërsa partia "Pozitivna Crna Gora", e cila në fillim të vitit e ka shpëtuar qeverinë e Gjukanoviqit prej rënies nga pushteti, nuk e ka kaluar cenzusin prej 3% dhe ka mbetur jashtë parlamentit. Lideri i saj Pajoviq tha se ata e kanë shpëtuar Malin e Zi në janar, por tani do ta kenë radhën të tjerët.

Nëse bëhen një grumbullim i votave, mund të thuhet se DPS ka fituar më pak vota se e gjtihë opozita. Por së bashku me partitë e minoriteteve do të ketë shumicën. "Pozita e tyre nuk është e lehtë, ndaj nuk mund të përjashtohen zgjedhjet e jashtëzakonshme", thonë analistët.

„Arrestimi i Gjukanoviqit"


Montenegro Verhaftung in Podgorica (Reuters/S. Vasiljevic)

Në votime ka pasur parregullësi të shumta. Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar ka paraqitur 117 parregullësi. Ndërkohë që qytetarët kanë lajumëruar edhe 500 raste të tjera. Dyshohet se partia në pushtet, DPS, i ka paguar njerëzit nga diaspora që të vijnë dhe të votojnë. "Është tepër heret të fleitet për rregullësinë apo jo të procesit zgjedhor. Për këtë do të flasim kur të kemi të gjitha informacionet", tha drejtori i CEMI, Zlatko Vujoviq.

Hijen më të rëndë në këto zgjedhje megjithatë ka hedhur arrestimi i 20 serbëve, të cilët dyshohen për krijimin e një organizate kriminale dhe terroriste. Ndër të arrestuarit është edhe Bratislav Dikiq, ish-shefi i xhandarmërisë në Serbi. Ai dyshohet edhe për krime gjatë luftës së Kosovës.

"Dyshohet se ata kanë planifikuar që me armë të sulmojnë institucionet e shtetit dhe policinë, me qëllim që të shpallin fitoren e disa subjekteve të caktuara politike. Dyshohet poashtu se qëllimi i tyre ka qenë arrestimi i Gjukanoviqit”, kumtoi policia.  Por opozita pohon se partitë në pushtet kanë dashur me këto arrestime të krijojnë afera dhe të influencojnë votimet.


Montenegro Wahlkampf Demokratische Front (DF) (Reuters/S. Vasiljevic)

"Të gjitha këto i ka dirigjuar Gjukanoviqi. Në këtë mënyrë janë influencuar edhe zgjedhësit dhe mendoj se ky është një skandal i nivelit të Afrikës”, tha lideri i Demosit, Miodrag Lekiq.

DPS ka humbur Budvën

Të njëjtën ditë janë zhvilluar zgjedhjet edhe në disa komuna - Budvë, Kotor, Andrijevicë dhe Gusi. DPS ka kaluar më së keqi në Budvë, ku ka humbur shumicën pas 11 vitesh. Në humbjen e zgjedhjeve kanë ndikuar aferat e shumta, të cilat kanë rezultuar me burgosjen e dy ish-kryetarëve të bashkisë, si dhe Svetozar Maroviqit (president i dikurshëm i Federatës Serbi-Mali i Zi).

 

*Titulli origjinal: Gjukanoviqi mbetet në pushtet - me ndihmën e minoriteteve!

"DW"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.