Nisma/Dekriminalizimi të përfshijë edhe mësuesit, edukatorët, psikologët dhe punonjësit socialë

Postuar në 16 Tetor, 2016 18:37

Tri deputete gra të parlamentit shqiptar kanë propozuar amendime shtesë në ligjin e dekriminalizmit, që zyrtarisht njihet si ligji për “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Deputetet Majlinda Bregu, Albana Vokshi dhe Mesila Doda propozojnë që ky ligj t’i shtrijë efektet edhe mbi mësuesit, edukatorët, psikologët e punonjësit socialë në institucionet arsimore apo të kujdesit shoqëror.

Afro 1 në 2 fëmijë dhunohet fizikisht apo psikologjikisht në Shqipëri. Mjafton ky fakt për të zgjuar reagimin e kujtdo që mendon se duhet të veprojë”, referon “AbcNews” relacionin e projektligjit të ri.

Masa që merret në rast të konstatimit të veprave që janë objekt i këtyre amendamenteve do të përjashtohen nga ushtrimi i profesionit.

Personat që kanë konsumuar një vepër penale parashikuar në ligjin e dekriminalizimit nuk mund të jenë më mësues dhe as profesionistë që ofrojnë shërbime të kujdesit shoqëror për fëmijët, për personat me aftësi të kufizuar, për viktimat e dhunës dhe trafikimit apo për moshën e tretë, në sistemin publik ose jopublik. Periudha e ndalimit të ushtrimit të profesionit varet nga vepra penale e konsumuar nga subjekti dhe masa e dënimit. Ajo parashikohet në nenin 4 të ligjit të dekriminalizimit. Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji ky grup personash duhet të kryejë vetëdeklarimin dhe ta depozitojë formularin pranë Departamentit të Administratës Publike. Tejkalimi i afatit bën që subjekti të humbasë automatikisht vendin e punës dhe të konsiderohet sikur plotëson një nga kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, parashikuar në ligj. Veç kësaj deputetet kanë propozuar edhe zgjerimin e veprave penale  me "Pornografinë", "Keqtrajtimin e të miturit", "Shtytja e të miturve në krim" e "Dhuna në familje". Në Kodin Penal kanë sygjeruar përjashtimin nga shërbimi i provës personat që kanë kryer veprat penale në fjalë ndërsa në ligjin për arsimin parauniversitar, të parashikohet që mësuesit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm i nënshtrohen testit psiko-emocional”, raporton televizioni në fjalë.   

 

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/75815

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.