Presidenti: Çështja e mbetjeve të zgjidhet me referendum...PAMECA ka shkelur marrëveshjen me shtetin shqiptar

Postuar në 15 Tetor, 2016 16:47

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, thotë se çështja e importit të mbetjeve duhet adresuar në referendum. Duke folur në një intervistë për “ABC NEWS”, Nishani deklaroi se nga viti 2011 e deri më tani ka një lëvizje qytetare për këtë çështje e cila sipas tij “ka krijuar një mazhorancë cilësore”.

“Janë mundësitë dhe kushtet për referendum”, tha Presidenti që tha hapur se edhe kthimi i ligjit prej tij do lexuar si përkrahje për zgjidhjen referendare.

Presidenti është shprehur kritik edhe për raportin e misionit PAMECA. Sipas tij misioni ka shkelur marrëveshjen me shtetin shqiptar, duke kërkuar që BE-ja të marrë masa.

“Janë adresime të papranueshme. PAMECA ka dalë jashtë statusit të parashikuar për këtë mision dhe duke dalë jashtë statusit ka shkelur marrëveshjen me shtetin shqiptar. Një çështje që i takon autoriteteve që mbikëqyrin PAMECA-në në BE”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.