Akuza e Berishës: “Ankimimi i marrëveshjes së ujërave në Gj. Kushtetuese, u bë me nxitjen e një pale të tretë”. A është kjo palë Turqia? (Video)

Postuar në 13 Tetor, 2016 15:57

Sot është shfaqur në Parlament ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, njeriu që doli jashtë loje me lëvizjen e fundit diplomatike të Ilir Metës. Ai ka deklaruar se “në marrëdhëniet me fqinjët duhet reciprocitet dhe jo kompleksim”. Bushati ka shtuar se Franca dhe Gjermania kanë mbështetur modelin e adoptuar nga qeveria shqiptare për marrëdhëniet me fqinjët, disa prej të cilëve përsërisin shpesh se “shqiptarët nuk janë vetëm në këto akte”.

Si për të shtuar më tej këtë dyshim që po kthehet në bindje, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka deklaruar sot në Parlament, se ankimi në Gjykatën Kushtetuese, nga PS-ja i marrëveshjes së ujërave me Greqinë, është nxitur nga një palë e tretë.

E keni bërë për llogari të një pale tjetër, historia do ta provojë”, deklaroi Berisha në seancë plenare. 

Palë e tretë në nivel teorik mund të jenë dy: Italia ose Turqia, dy vende që nuk preferojnë prezencën e Greqisë në këtë zonë. Por Turqia është opsioni më i mundshëm, duke parë se çfarë po bën qeveria aktuale me kërkesat e Ankarasë për fijet e fondacionit “Gulen” në Shqipëri që ka funksionuar deri më tani në përputhje me ligjet shqiptare. Edi Rama e pagëzoi fitoren e vet elektorale me dy vizita në Ankara, njërën para dhe tjetrën pas zgjedhjeve të vitit 2013, ku u prit nga Erdogan. Po kështu Shqpëria ndryshoi votën për Palestinën në OKB, duke dalë kundër votimit të SHBA që e cilëson “aleati ynë më strategjik”. Lidhur me këtë, Sali Berisha publikoi edhe një opinion të vetin duke akuzuar direkt Edi Ramën se i ka dhënë fjalën Erdogan për çështjen palestineze.

Edi Rama ishte mik në dasmën e vajzës së Erdogan ndërkohë që u shëtit në makinë nga vetë presidenti i Turqisë. Të gjitha shenja të një miqësie e cila vështirë se është ashtu siç thotë Bushati “reciproke”.

Akuza që bëri sot Berisha është e rëndë, pasi ajo implikon pyetjen: kundrejt çfarë çmimi është bërë ky nder për Turqinë?

Kujtojmë se mediat greke e deklaruan këtë gjë qysh në kohën kur PS-ja bëri ankimimin, pra në shtator të vitit 2009, kur në mënyrë të dëshpëruar kërkonte një kauzë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare. Situata është analoge edhe sot kur ministri Bushati dhe Top-Channel kanë paralajmëruar “disa zhvillime që lidhen me ligjin e luftës me Greqinë”. Mbetet për t’u parë se çfarë është ky zhvillim, por bëhet e qartë se Ankaraja është de facto kumbari i qeverisë shqiptare në politikën e jashtme. Të paktën në raportet e saj me Greqinë. 

BERISHA by trelosjermatis

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.